Zakone të përditshme që dëmtojnë zemrën

726

Zemra është njëra nga muskujt më të rëndësishëm të trupit tonë – do të thotë jeta e lëvizjes. Megjithëse ne të gjithë e dimë qartë se ne nuk duhet të bëjmë kompromis kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, ende ekzistojnë disa zakone të këqija që i mbajmë në jetën tonë, sepse nuk jemi në dijeni se po dëmtojnë këtë organ vital.

Duhet të keni dëgjuar se pirja e duhanit, konsumimi i tepruar i alkoolit, stresi, mosha e avancuar dhe historia familjare janë faktorë rreziku për fillimin e sëmundjes kardiovaskulare, por ju nuk mund ta dini se edhe zakonet e mëposhtme ndikojnë keq në punën e zemrës suaj:

Nuk pastroni dhëmbët me pe dhëmbësh
Ndoshta është për tu çuditur, por higjena e mirë e gojës jo vetëm që ju ndihmon të mbani shëndetin e dhëmbëve dhe mishit, por gjithashtu mbron zemrën. Rreziku i sëmundjeve të zemrës tek njerëzit me sëmundje të mishrave është dy herë më e lartë se për ata me mish të shëndetshëm.

Dëshironi ushqim të krypur
Shumica e njerëzve ende pa filluar me ushqimin, fillojnë kërkimin e krypës në tryezë? Për shumë njerëz, ushqimi i kripur është më i këndshëm, por kripa është një armik i madh i shëndetit. Kripa e futur në trup çon në një rritje të presionit të gjakut, që mund të rezultojë në dëmtimin e arterieve dhe rritjen e rrezikut të goditjes së zemrës dhe goditjes në tru. Kontrolloni konsumimin e krypës në mënyrë që ti shmangeni problemeve me zemrën si dhe zëvendësone atë me ndonjë erëz tjetër.

Shuma maksimale e kripës së një të rrituri që mund të konsumon nëpërmjet dietës është rreth 6 gram ose një lugë çaji të vogël. Ushqimet e përpunuara shpesh përmbajnë shumë kripë, prandaj sigurohuni që të lexoni etiketat e produktit.

Preferoni jetë të vetmuar
A preferoni të kaloni kohën tuaj vetëm, në vend të mbajtjes së kontakteve tuaja shoqërore? Ndoshta është më e mirë të bashkoheni me ta në mbledhjet e ardhshme. Vetmia mund të thyejë zemrën tënde. Njerëzit të cilët nuk kanë një rrjet të fortë miqsh dhe të afërmish dhe të cilët mendojnë se nuk kanë tek kush të mbështeten në situata stresuese, janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës.

Kush do të kishte menduar se një aktivitet kaq i këndshëm si socializimi ka një ndikim kaq të fortë në zemrën tonë?

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.