VLERA E BESNIKËRISË
Besnikëria ka shumë vlera. Prej tyre po përmendim:
- Njeriun besnik All-llahu e do dhe është i Kënaqur me të, si dhe atë e duan edhe të gjithë njerëzit.
- Njeriu besnik e fiton besimin te njerëzit që i ka përreth, kështu që ata bashkëpunojnë me të dhe i besojnë atij. Ndërsa te njeriu tradhtar njerëzit nuk kanë besim dhe nuk bashkëpunojnë me të.
- Përhapja e besnikërisë në shoqëri bën që njerëzit të fitojnë besimin ndaj atyre që i kanë përreth. Kështu, në shoqëri përhapet dashuria, vëllazëria dhe ndihma reciproke mes individëve të shoqërisë.
- Besnikëria është shkak për largimin e brengave e halleve.
Në një hadith të cilin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi, e që ka të bëjë me rrëfimin mbi tre njerëz të cilët hynë në një shpellë, ndërsa një shkëmb i madh u rrokullis dhe ua mbylli daljen, secili prej tyre iu drejtua All-llahut me anë të veprave të tyre të mira që kishin bërë. Kështu, i pari prej tyre e luti All-llahun me bamirësinë e tij ndaj prindërve, i dyti me anë të frikës së tij ndaj All-llahut kur u largua nga amoraliteti, ndërsa i treti tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua para se ta marrë mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar”. Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe e çoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën!”
5. Besnikëria bën që njeriu të jetë prej banorëve të xhennetit Firdeus. Kështu, All-llahu për myslimanin besnik ka përgatitur një pozitë të lartë në xhennet e që është Firdeusi. All-llahu i Madhërishëm thotë: “dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdeusin dhe aty ata janë përgjithmonë.”
Comments are closed.