Vitaminat dhe Mineralet

2,949

Vitaminat

Vitaminat janë komponime kimike të rëndësishme për shumë reaksione kimike që ndodhin në organizëm, ndihmojnë rritjen dhe aktivitetin mendor. Vitaminat ndahen në vitaminat e tretshme në ujë – hidrosolubile që gjithsej janë 9 (vitamina C, B1, B2, B4, B6, B12, Folacina, Biotina dhe acidi pantotenik);

vitaminat e tretshme në yndyra – liposolubile janë gjithsej 4 (vitamina A,D,E,K).

Vitaminat nuk janë materie që drejtpërdrejt furnizojne me energji, por i ndihmojne organizmit për të ekstrahuar energjinë nga materiet tjera ushqimore që konsumohen. Këto substanca, të domosdoshme, duhet të merren në sasi të caktuara, në mënyrë që të mundësohet rrjedhja normale e proceseve metabolike dhe e funksioneve fiziologjike të njeriut.

Mineralet

Mineralet janë elemente inorganike të organizmit, me rëndësi vitale për funksionim normal të organizmit (Natriumi, Kaliumi, Kalciumi, Magnezi, Klori, Fosfori, Zinku, Bakri, Mangani, Kromi, Seleni dhe Molibdeni). Mineralet janë “përgjegjëse” për funksionimin normal të sistemit nervor, sistemit skeletor, reaksionet kimike brenda qelizës, mbajtjen e balancit të ujit në organizëm. Në bazë të sasisë që ndodhën në trupin e njeriut, mineralet ndahen në dy grupe: Makromineralet – mineralet që ndodhen në organizëm në sasi prej miligrameve deri në gram (minerale të tilla janë kalciumi, fosfori dhe magnezi), Mikromineralet – mineralet që ndodhen në organizëm në sasi shumë të vogël mikrogram – miligram bakri, kromi dhe seleni).

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

Comments are closed.