TUMORET E MUSHKËRIVE

1,186

Tumoret mund të jenë beninje dhe malinje.

Tumore beninje janë: fi bromi, lipomi dhe angiomi. Zbulohen më shpesh me anë të kontrolleve sistematike. Mjekimi është operativ.

Tumoret malinje mund të jenë primare dhe sekondare. Tumoret primare paraqiten me alterim malinj në vetë indin mushkëror, kurse sekondaret (me metastaza), paraqiten me përhapjen e tumoreve primar të organeve të tjera, p.sh. nga gjiri, tiroidea, lukthi, prostata, etj.

KANCERI I BRONKUT (CARCINOMA BRONCHOGENES)

Në mesin e tumoreve primar malinj të mushkërive vend qendror ka karcinomi i bronkut. Nga ky lloj më shpesh sëmuren meshkujt se sa femrat, dhe duhan pirësit më shpesh se sa ata që nuk pinë duhan.

Etiologjia:

Shkaku si edhe për të gjitha tumoret e tjera nuk dihet, por theksohen më shumë rizik faktor të cilët kontribuojnë në paraqitjen më të shpeshtë:

  • duhan pirrja – rrezik faktor më i rëndësishëm. 90% nga pacientët me karcinomi të bronkut janë duhan pirës;
  • faktori gjenetik – nuk është vërtetuar se kanceri i bronkit është sëmundje trashëguese edhe pse më shpesh paraqitet te disa familje;
  • ndotja e ajrit – dy deri tre herë më shpesh paraqitet në zona urbane se sa në ato rurale. Si karcinogjen më të theksuar janë: ЅO2, komponimet karbonike, etj;
  • rrezatimi jonik.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.