Tre gjëra që ndikojnë në motivimin e punëtorëve

435

Fakt: Njerëzit nuk duan vetëm para nga vendi i punës, por ata duan përmbushjen e ndonjë qëllimi dhe me këtë  rritet lumturia në vendin e punës.

Nëse ju jeni  menaxher këto tre gjëra do t’ju ndihmojë shumë në atë se si ti motivoni  punëtorët tuaj , me këtë do të keni sukses dhe punëtorët tuaj do të jenë të lumtur.

1. Jepni autonomi

Ç’do të thotë kjo?  Kjo është krijim i ndjenjës për të menaxhuar  jetën.    Si të përmirësoni këtë: Jepuni punëtorëve tuaj lirinë që e meritojnë. Lejoni atyre të punojnë   atë punë  për të cilën  kanë interes.

2. Lejoni që të përmirësohen

Ç’do të thotë kjo? Kjo është në fakt nevoja për t’u bërë më të mirë në diçka. Si të përmirësoni këtë ju si menaxher?Jepuni punëtorëve punë të cilat i vlerësojnë, Shpesh bëni eksperimente dhe testoni çdo hipotezë.

3.  Përmbushja e qëllimeve shoqërore

Ç’do të thotë kjo? Krijimi i ndjenjës se janë pjesë e diçkaje  të madhe. Lejoni punëtorët tuaj të bëjnë diçka që është e rëndësishme për shoqërinë. Rikujtoni ata pse e bëjnë atë që janë duke bërë. Theksoni misionin e kompanisë suaj çdoherë kur mendoni se është  e nevojshme. Punëtorët do të jenë më të lumtur dhe më produktiv nëse ndihmoni ata të zhvillohen dhe të përmirësohen në kompaninë tuaj.

 

Përshtati dhe përmblodhi:

STUDENTET.MK

Comments are closed.