Tipat e fjalive sipas llojit të kumtimit

26,262

•Sipas llojit të kumtimit fjalitë mund të jenë:
•Dëftore;
•Pyetëse;
•Nxitëse;
•Dëshirore;

 

-Fjalia dëftore
•Fjalia dëftore shërben për të treguar diçka, për të dhënë një informacion rreth një fakti, rreth një vëzhgimi, një gjykimi, një opinioni.
•Fjalia dëftore, kur është e mëvetësishme, shqiptohet me një intonacion tregues. Toni zbret në fund të fjalisë. Ai ngrihet në fjalën që mban theksin logjik, kur është i dukshëm.
•Fjalia dëftore ka foljen zakonisht në mënyrën dëftore, por mund ta ketë edhe në mënyrën lidhore, habitore e kushtore.

-Fjalia pyetëse
•Fjalia pyetëse përdoret për të pyetur për diçka që folësi nuk e di ose e di pjesërisht dhe pret prej bashkëbiseduesit një përgjigje. Këto fjali përdoren dendur në dialog, sepse bashkëbiseduesit për çdo pyetje që bëjnë, presin një përgjigje.
•Dallohen tri lloje fjalish pyetëse:
•Fjali pyetëse tërësore;
•Fjali pyetëse të pjesshme;
•Fjali pyetëse retorike.

•Fjalia është pyetëse tërësore, kur bashkëbiseduesi i përgjigjet pyetjes me po, jo ose me foljen e fjalisë pyetëse:
Ishe sot te mjeku? Po. (Isha.)
•Fjalia është pyetëse e pjesshme, kur folësi ka njohuripëratëqëpyet, poraido tëmësojë më shumë. Këtyre pyetjeve nuk u jepet përgjigje me po ose jo, por me një ose disa fjalë:
Ç’muaj është tani? – Janar.
•Fjalia është pyetëse retorike, kur folësi pyet pa pritur që të marrë përgjigje:
Ç’të presësh nga ti?

-Fjalia nxitëse
•Fjalia nxitëse shërben për të nxitur dikë që të zbatojë një urdhër, një këshillë, një sugjerim, një ftesë.
•Në fjalitë nxitëse foljet janë zakonisht në mënyrën urdhërore, lidhore e dëftore.

-Fjalia dëshirore
•Fjalia dëshirore shërben për të shprehur një dëshirë, një urim, një mallkim. Fjalia dëshirore mund të shprehë edhe dëshirën që të mos ndodhë diçka.
•Fjalitë dëshirore e kanë foljen në mënyrën dëshirore dhe në mënyrën lidhore.
•Në fund të fjalive dëshirore vihet pikëçuditje.

 

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

Comments are closed.