Tiparet e tregut konkurencial

1,065

Konkurrenca ka një kuptim të gjerë për shembull, studentët konkurojnë për të fituar vendin e parë në një konkurs, punëtoret konkurrojnë për vende pune, ndërsa firmat konkurrojnë për konsumatorë. Ndërkaq, shprehja konkurrencë e plotë ka kuptim tepër të veçantë. Konkurrenca e plotë karakterizohet nga një sërë veçorish:

1. Ekzistenca e një numër të madhë firmash në treg. Secila prej tyre tregton vetëm një pjesë të vogël, të pakonsiderueshme të sasisë së përgjithshme që tregtohet.

2. Të gjitha firmat e një dege shesin produkte me karakteristika të njëjta. Produkte homogjene. Për shembull grurë, duhan, etj.

3. Blerësit dhe shitësit janë të mirëinformuar, kanë njohuri të plota për çmimet dhe produktet në treg.

4. Ekzistenca e lehtësisë së hyrjes dhe daljes së firmave nga dega. Firmat i lëvizin burimet nga një degë në tjetrën pa pengesa ligjore, si patentat, liçencat, etj.

Tipari më i rëndësishem i konkurrencës së plot, që buron nga veçoritë e mësipërme, është se firmat janë çmimpranuese, ato nuk kanë asnjë ndikim mbi çmimin e produkteve që ofrojnë në treg. Çmimi përcaktohet nga kërkesa dhe oferta e tregut, dhe firma të veçanta mund të ofrojnë gjithëçka duan me atë çmim. Pra, konkurrenca e plotë mund të përkufizohet si një lloj tregu, në të cilin firmat e veçanta nuk kanë kontroll mbi çmimin e produkteve që shesin.

Duke qenë se çdo firmë që vepron në konkurrencë të plotë zë një pjesë të vogël të tregut, është e qartë që ajo nuk mund të ndikojë mbi çmimin. Firma mund të marrë vendime vetëm lidhur me sasinë. Me çmimin që përcakton tregu, firma mund të shesë çfardo sasie që deshiron. Firma mund të shesë pa pengesa me çmimin e tregut, ajo nuk ka interes të shesë me çmime më të ulta. Po të shiste me çmime me të larta, asaj do t‟i ngeleshin produktet pa shitur, pasi ka shumë firma të tjera që shesin të njëjtin produkt me çmimin e tregut.

Ai fermer që nuk arrinë t‟i përballojë shpenzimet me çmimin e tregut, është i detyruar të falimentojë.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

Comments are closed.