Të gjitha thesaret e botës nuk mund të rritin një kokërr të vetme gruri

104

Një i varfër në një fshat të goditur nga thatësira po gërmonte një pus kur goditi një enë të madhe. Ai e hapi dhe u habit kur zbuloi se ishte një thesar i lashtë, plot me ar, diamante, rubin, smerald dhe bizhuteri të tjera. Kishte gjithashtu një shënim në një rrotull lëkure dreri.

Së shpejti, lajmet për thesarin u përhapën në fshat dhe njerëzit u mblodhën rreth pusit. Ata u mahnitën nga thesari dhe ishin të intriguar nga shënimi. Por askush nuk dinte të lexonte shkrimin e lashtë. Ata e quajtën mësuesin e fshatit, një njeri të ditur që ishte i specializuar ne interpretimin e teksteve të lashta.

Mësuesi i fshatit hapi rrotullën dhe lexoi me zë të lartë:

“Unë jam mbreti i këtij vendi dhe po e lë pas këtë shkrim për të paralajmëruar ata që vijnë pas meje. Toka ime ishte e begatë me shi të bollshëm dhe të korra me bollëk. Tregtarët e mi udhëtonin shumë larg duke shitur mallrat tona dhe sillnin tufa me flori dhe bizhuteri.

Më pas, shirat dështuan. Dhe ata dështuan përsëri. Dhe përsëri, derisa toka ime që ishte një kopsht i vërtetë u shndërrua në një shkretëtirë. Gruri ishte harxhuar dhe njerëzit nuk kishin çfarë të hanin. Kështu ata erdhën tek unë duke më lutur t’u gjeja ushqim.

I thirra oborrtarët e mi, u dhashë çantat prej ari dhe i urdhërova të blinin ushqim kudo që të gjenin. Pas disa ditësh ata u kthyen dhe raportuan se nuk kishte ushqim për të blerë askund.

Kështu, hapa thesarin tim. Kësaj radhe, i dërgova oborrtarët e mi me shporta të mbushura me xhevahire dhe i urdhërova të gjenin ushqim, pavarësisht nga çmimi. Ata shkuan shumë larg me kalë, por të gjithë u kthyen duarbosh; nuk kishte ushqim askund në tokë.

Hambarët në pallat ishin gjithashtu të harxhuar dhe familja ime ndjeu dhembjet e urisë që i mundonte nënshtetasit e mi. Na mbaroi uji dhe kishim etje. Shërbëtorët e mi ndjenin keqardhje për mua dhe kërkuan ujë në çdo cep të pyllit. Më në fund, njëri prej tyre u kthye me një ujë të zbehtë të pistë që kishte gjetur nën një shkëmb. Piva ujin dhe u sëmura. Tani po vdes.

E kam urdhëruar shkruesin tim që të shkruajë historinë time në lëkurë dreri dhe ta vendosë atë së bashku me thesaret e mia në një enë, në mënyrë që brezat që vijnë të mësojnë nga përvoja ime. Ushqimi është dhuratë nga Zoti dhe vetëm nga Zoti. Të gjitha thesaret e botës nuk mund të rritin as edhe një kokërr të vetme gruri. Jini të vetëdijshëm për bekimet e Tij dhe jini mirënjohës për çdo kokërr gruri që arrin tek ju. Kurrë mos konsumoni asnjë kokërr gruri derisa të thërrisni Emrin e Tij të Bukur dhe të falemenderoni për mirësite e Tij ndaj jush.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.