Studim: Çfarë ndikimi ka në mendjen tonë mbajtja e celularit afër nesh?

784

Një studim i fundit tregon se celularët i bëjnë më budallenj pronarët e tyre, ose të paktën kur ata janë në rrezen e shikimit. Kërkuesit studiuan rreth 600 persona për të zbuluar nëse celularët e tyre zinin hapësirë të rëndësishme në aftësitë e tyre konjitive dhe përgjigja ishte fuqimisht “po”.

Kërkuesit e University of Texas i kërkuan pjesëmarrësve të zgjidhnin problema të thjeshta matematike ose të mbanin mend një sekuencë germash që ndryshonte.   Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe. Ata të grupit të parë u instruktuan t’i linin celularët në tavolinë, grup i dytë t’i mbante në çantë ndërsa i treti t’i linte në dhomën tjetër. Ata që kishin celularët në rrezen e shikimit mundën të zgjidhnin vetëm një pjesë të vogël të problemeve matematike  apo të mbanin mend germat. Rezultati tregon se vetëm prezenca e celularit i gjymtonte zotëruesit e tyre nga performanca e plotë në detyrat konjitive, duke i tërhequr vëmendjen. Në ndryshim me teste të mëparshme, pjesmarrësit nuk ndërvepruan apo nuk morën asnjë njoftim në celularët e tyre.   Prandaj nëse duam që diçka të marrë vëmendjen tonë të plotë, celularin duhet ta kemi jashtë shikimit e jashtë mendjes.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.