Struktura e fjalisë
Nga sasia dhe lloji i pjesëve përbërëse dallohen tipa të ndryshëm fjalish. Kur fjalia i ka të dyja kryegjymtyrët, kryefjalën dhe kallëzuesin, ajo është dykryegjymtyrëshe. Struktura e gjykimit S+P mund të gjejë shprehjen te bashkëlidhja e subjektit me kryefjalën dhe e predikatit me kallëzuesin, p.sh.: Era pushoi. Shiu ishte i imët.
Fjalia që ka vetëm të dyja kryegjymtyrët quhet e pazgieruar.
Kur gjymtyrët kryesore shtjellohen me gjymtyrë të tjera, që quhen gjymtyrë të dyta, fjalia është e zgjeruar. Sasia dhe llojet e gjymtyrëve të dyta të fjalisë përbëjnë një çështje problemore të sintaksës së fjalisë. Analiza e fjalisë duhet të mbështetet në analizën dhe strukturën e togfjalëshit, por pa u njëjtësuar me të. Analiza sintaksore duhet të tregojë se si përdoren modelet e ndryshme të togfjalëshave në fjali për të dhënë gjymtyrët e saj (kryesore ose të dyta), d.m.th. në cilat raste si gjymtyrë e fjalisë përdoret një gjymtyrë e togfjalëshit dhe në cilat raste si gjymtyrë e fjalisë përdoret një togfjalësh i tërë, si njësi sintaksorisht e pazbërthyeshme etj.
Fjalitë mund të kenë edhe vetëm një kryegjymtyrë, të jenë njëkryegjymtyrëshe. Këto fjali nuk janë të paplota, nuk janë ““mungesore”, d.m.th. elementet që s’ janë aty nuk plotësohen nga konteksti ose situata. por struktura dykryegjymtyrëshe e mendimit S+P gjen shprehje në një gjymtyrë kryesore të vetme, e cila nuk është as kryefjalé. as kallëzues. ndonëse nga mënyra e shprehjes mund të pandehej si “kryefjalë” ose si “kallëzues”. Puna është se me mjete gramatikore të ndryshme në fjali është pasqyruar struktura dygjymtyrëshe e mendimit. Khs.: Po shkoj. S ‘më flihet. Rri këtu! Do të nisem që tani, – ku subjekti përfaqësohet nga mbaresat vetore. kurse te: Natë, lidhja subjekt-predikat shprehet me anën e intonacionit, pohohet qenia e diçkaje në një kohë të caktuar, kryesisht në të tashmen e dëftores.
Edhe fjalitë njëkryegiymtyrëshe mund të jenë të zgjeruara a të pazgjeruara.
Lloji i kallëzuesit i dallon fjalitë në fjali me kallëzues foljor dhe në fjali me kallëzues emëror. Nga shprehja e mundshme ose mosshprehja e domosdoshme e vetës bëhet klasifikimi i fjalive nga një pikëpamje tjetër duke u ndarë ato në fjali vetore dhe në fjali pavetore.
Fjalitë vetore përfshijnë nëntipat: fjali me vetë të përcaktuar : Mas u ngutni, fjali me vetë të papërcaktuar: Si të quajnë? fjali me vetë të përgiithësuar: Hëngre fikun, vish leshnikun. Kuptimi i vetës në këto fjali nuk përputhet me vlerën e vetës morfologjike. por me atë që del nga bashkëlidhja e mjaft elementeve të ndryshme leksikore dhe sintaksore, pra këtu bëhet fjalë për vëtë sintaksore. Po ashtu edhe te fjalitë pavetore nuk bëhet fjalë për vetën morfologjike (gjithmonë veta e tretë, njëjës, si trajtë), por për brendinë pavetore të trajtës morfologjike të vetës së tretë njëjës të foljeve, sepse me këto folje nuk shprehet ndonjë vetë bartëse e procesit ose e tiparit.
Dallohen edhe fjalitë e plota, fjalitë e paplota ose mungesore. nga prania ose mosprania e gjymtyrëve gjuhësore të domosdoshme për atë tip fjalie e cila plotësohet në rastin e dhënë nga konteksti ose situata. Ka edhe fjali që nuk analizohen, nuk zbërthehen në gjymtyrë, këto janë fjali të pagiymtyrëzueshme, të pazbërthyeshme dhe u kundërvihen fjalive të gjymtyrëzushme, të analizueshme:
Po!Siurdhëron!Jo! -Ashtu? -Apo jo? -Shëët! -Hopa! -Bobo! -Ua! etj.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe
Comments are closed.