Si të shpëtojmë nga varësia e rrjeteve sociale?

832

Numri i të varurve nga rrjetet sociale po rritet. Sa më shumë kohë që kalojmë para ekraneve, aq më keq ndikojnë në shëndetin tonë, marrëdhëniet tona me miqtë, vetëdijen tonë për jetën rreth nesh …

Në këtë drejtim dhe me qëllim që t’a zvogëlojmë ndikimin e keq, këtu janë disa mënyra për të shmangur (aq sa mundeni) nga rrjetet sociale.

Fikni njoftimet

Për t’i injoruar më lehtë rrjetet sociale, fikini të gjitha “kujtuesit” që ju informojnë se diçka (jo) e rëndësishme ka ndodhur. Në shumicën e rasteve kjo është plotësisht e parëndësishme dhe do të jetë edhe më e këndshme kur uleni për disa minuta në fund të ditës dhe kontrolloni atë që keni humbur.

Vetëm – kufizim

Vendosni një “tajmer” ose një lloj alarmi që do të kufizojë kohën e kaluar në rrjetet sociale. Për shembull, le të jetë një orë për surfim dhe përpiquni të mos tejkaloni kohën e përcaktuar, pa marrë parasysh sa joshëse mund të jetë informacioni që vijon.

Hobi i ri

Shmangni kalimin e kohës në telefon, tabletë ose laptop duke filluar një hobi apo aktivitet të ri. Ajo mund të jetë çdo gjë për aq kohë sa ju “mban” larg nga rrjetet sociale.

Informacione me “metoda të vjetëra”

Librat, revistat dhe gazetat … mos harroni mënyrat alternative dhe mikpritëse për të marrë lajme, informacione dhe gjithçka që ju intereson.

Takimet “live

Është shumë më mirë të krijohen kontakte me njerëz drejtëpërdrejtë sesa të “shoqëroheni” online. Caktoni një takim, vizitoni ndonjë ngjarje të hapur, regjistrohuni në ndonjë klub, aktivitet, dhe kështu me rradhë…

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.