Si të mësoni aftësi të reja për një kohë më të shkurtër

493

Mësimi është një aftësi dhe diçka që mund t’a zhvilloni me kalimin e kohës. Nuk keni nevojë të jeni gjeni për të mësuar shpejt.

Këtu kemi paraqitur disa metoda të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë të shpejtoni procesin e të mësuarit:

  • Filloni thjeshtë
    Një nga gjërat e para që mund të bëni për të mësuar një aftësi të re është të zbuloni se si ta përdorni atë në format më të thjeshta. Filloni me detyra të thjeshta që do t’ju lejojnë të filloni të punoni në një koncept që mund të aplikoni menjëherë në vend që të lexoni një sër teorish që nuk do të jeni në gjendje t’i zbatoni.

  • Përdorni metodën “chunking”
    Kjo metodë i referohet procesit të marrjes së informacioneve individuale dhe grupimin e tyre në njësi më të mëdha. Duke grupuar secilën pjesë në një tërësi më të madhe, ju mund t’a rrisni sasinë e informacionit, në atë mënyrë sa që mund t’i mësoni përmendësh.

  • Bëni pauza
    Nëse do mund t’a ktheni kohën e shpenzuar në Facebook, Instagram ose rrjetet tjera sociale joproduktive brenda një jave, a do ta kthenit? Me siguri se po, megjithatë ju ende duhet të keni një kohë të veçantë pushimi për të rritur energjinë që do t’ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar dhe motivuar.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.