Si të merrni një ide të shkëlqyer biznesi?

199

Nuk mjaftojnë kurrë idetë e mira të biznesit, projektet e reja, qëllimet e reja. Dhe jo vetëm nga të mirat, por edhe nga ato që sjellin një sukses të caktuar.

Stiven Kim dhe ekipi i tij kanë punuar në zhvillimin e projekteve të reja dhe licencimin e tyre për 25 vitet e fundit, ai ndihmon të tjerët të fillojnë idetë e tyre të biznesit.

Pyesni veten: Çfarë është e ardhmja? Mendoni për teknologjitë dhe tendencat e reja dhe si mund t’i inkorporoni ato.

Pyesni veten: Çfarë mund të jetë e re dhe t’i argëtojë njerëzit në atmosferën e shtëpisë?

Mendoni për gjërat që ju pengojnë. Filloni prej tyre. Shembulli më i mirë për këtë është Kolin Barcelo i cili gjatë studimeve pati një problem me blerjen e manualit i cili ishte shumë i shtrenjtë. Ai shpiku një mënyrë për të ndihmuar shumicën e studentëve, ai filloi biznesin e tij duke dhënë me qira tekste të shtrenjta shkollore me 60 për qind zbritje.

Kërkoni vrima. Ideja juaj e re nuk duhet të jetë një risi. Monitoroni tregun dhe kërkoni vrima që duhen mbushur.

Bëni një version të lirë të një produkti ekzistues. Katër miq nga fakulteti dy vite më parë nisën një biznes për xhama të syzeve, çmimi i të cilit është sa gjysma e çmimit të syzeve në treg. Sot ata kanë një kompani me 100 punonjës.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.