Si të llogarisim indeksin e masës trupore
Çfarë është BMI?
Indeksi i masës trupore (BMI – body mass index) paraqet raportin në mes peshës trupore relative dhe gjatësisë trupore në katror.
Zakonisht është përdorur si formula më e mirë për të klasifikuar nën peshën, mbipeshën dhe obezitetin te të dy gjinitë.
Pra raporti mes trashësisë në kg dhe gjatësisë në m2 na jep indeksin e masës trupore
Shembull:
BMI = 65 Kg/ (1.7 m2) = 65/ 2.89 = 22.49
Njohja e indeksit të masës tuaj trupore mund t’ju ndihmojë të qëndroni larg sëmundjeve të ndryshme si obeziteti dhe anoreksia.
Kjo metodë e kalkulimit është e aplikueshme te dy gjinitë mes moshës 20 dhe 65 vjet.
Megjithatë, për personat nën 19 vjeç, vlerat e BMI interpretohen në bazë të gjinisë dhe moshës specifike.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK
Comments are closed.