Si të arrini pagë më të lartë

161

Dëshironi një pagë më të lartë në pozicionin tuaj të përhershëm, këtu janë disa këshilla se si ta kërkoni atë siç duhet.

Para se të fillojë takimi, është e rëndësishme të përgatiteni. Përmblidhni arritjet tuaja në punë dhe mbështesni me prova. Mendoni se çfarë mund t’ju pyesë shefi juaj dhe mund t’ju kundërshtojë. Jini të përgatitur me përgjigje të mira.

Një alternativë

Para së gjithash, pyesni veten nëse do të refuzoheshit, a do të vazhdonit të punonit për të njëjtën pagë. A mund të jeni të kënaqur nëse punëdhënësi juaj ju ofron një alternativë tjetër, si p.sh. një makinë kompanie, ndjekja e një kursi ose një seminari?

Merreni me mend kohën

Mendoni për situatën në të cilën ndodhet kompania juaj. Mos jini të paduruar. Mos u ndalni rastësisht me shefin tuaj në korridor dhe kërkoni një pagë më të lartë. Thjesht lini një takim.

Paraqitni cilësitë tuaja

Gjatë bisedës me shefin, paraqisni cilësitë tuaja. Është e rëndësishme të tregoni se jeni të dobishëm për kompaninë. Tregoni besim dhe jini të sigurt në atë që thoni.

Dëgjoni anën tjetër

Një nga rregullat më të rëndësishme në negociata është të jesh në gjendje të dëgjosh palën tjetër. Për të kuptuar atë që ai dëshiron t’ju thotë, duhet të pyesni dhe dëgjoni me kujdes.

Mos jini konfrontues

Tregoni qartë dhe konkretisht atë që dëshironi. Mos harroni, ju dhe punëdhënësi juaj nuk jeni palë kundërshtare. Ju duhet të bashkëpunoni me të për shumë vite të tjera. Mos e shikoni situatën në një afat të shkurtër. Suksesi juaj duhet të jetë suksesi i jush dhe i kompanisë suaj.

Përmblodhi dhe përshtati;

www.studentet.mk

Comments are closed.