Si qëndrojnë në maje njerëzit e suksesshëm?

139

Njerëzit në pozicione drejtuese marrin vendime për planet organizative afatgjata, menaxherët zgjedhin projekte të përshtatshme për departamente të ndryshme, ndërsa anëtarët e ekipit marrin vendime se si të planifikojnë aktivitetet ditore dhe të kryejnë detyrat në kohë.

Por çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe nga të tjerët për të qëndruar në majë? Ekspertët thonë se ekzistojnë tre tipare të karakterit që i posedojnë vetëm liderët më të mirë.

Shmangia e kurtheve psikologjike

Ekstroversioni, vetëbesimi dhe një IQ e lartë janë të lavdërueshme, por ka situata kur një lider duhet të tërhiqet dhe t’u japë të tjerëve një shans për të provuar veten. Çdo ekip dëshiron harmoni dhe unitet, por ndonjëherë mendimet kontradiktore mund të çojnë në më shumë kreativitet dhe zgjidhje më të mira. Një drejtues i mirë është në krye dhe di të krijojë pikërisht një mjedis të tillë pune.

Ndërtimi i një ekipi efektiv

Një nga vështirësitë më të mëdha me të cilat përballen udhëheqësit është ndërtimi i një ekipi efektiv, domethënë se cili profil njerëzish do të kontribuonte më shumë në punë. Sekreti i njerëzve të suksesshëm është krijimi i një grupi ku do të përfshihen personalitete të ndryshme me aftësi të ndryshme. Nëse keni një ekip ku të gjithë mendojnë në mënyrë të ngjashme, do të merrni një ide për secilën detyrë. Edhe pse do të ketë mosmarrëveshje brenda ekipit, drejtuesi e di se kjo mund të jetë një mënyrë e shëndetshme përparimi.

Njohja e gabimeve

Sjellja nuk përputhet gjithmonë me mendimin tuaj. Ndonjëherë njerëzit ndryshojnë bindjet e tyre në mënyrë që të përputhen me sjelljen. Nga pikëpamja e menaxhimit, mosmarrëveshje të tilla mund të shmangen vetëm nëse jeni të vetëdijshëm për gabimet që po bëni (ose do të bëni). Shumë njerëz as nuk duan të pranojnë një gabim nga frika se mos tregojnë një shenjë dobësie. Udhëheqësit e aftë i njohin gabimet herët dhe i përdorin ato si mundësi për përmirësim.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.