Si e fitoi milionin e parë Elon Mask, njeriu më i pasur në botë

133

Miliarderi Elon Mask, themeluesi dhe pronari i Tesla, X.com, SpaceX dhe The Boring Company, renditet si personi më i pasur në botë, sipas Forbes dhe Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, me një vlerë totale neto prej 236 miliardë dollarësh. Ndryshe nga miliarderët e tjerë dhe historitë e zakonshme të investimeve, Mask mori disa opsione të rrezikshme investimi që përfundimisht e bënë atë qytetarin më të pasur në planet që nga viti 2021.

Aksionet e pronësisë së Mask në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla dhe zotërimet e tij në SpaceX dhe Boring Company janë përgjegjëse për rritjen e pabesueshme të pasurisë së tij. Megjithatë, Tesla ka qenë burimi kryesor i pasurisë së tij, me aksionet e kompanisë që janë rritur më shumë se 1,100 për qind gjatë pesë viteve të fundit pasi investitorët e kanë shpërblyer atë për rritjen e shitjeve të automjeteve..

Jeta e hershme

Sipas revistës TIME, familja Mask ishte mirë në aspektin finansiar. Elon u interesua për kompjuterët dhe dizajnin që në moshë të re, dhe në moshën 17-vjeçare ai ndoqi Universitetin Kvins në Kanada. Në vitin 1992, ai u transferua në Universitetin e Pensilvanisë, ku studioi fizikë dhe biznes. Atje, së bashku me disa miq, ai mori me qira një shtëpi jashtë kampusit dhe e ktheu në një klub nate.

Me ardhjen e internetit, Mask  bashk  me vëllain e tij Kimball themeluan një biznes në internet të quajtur Zip2  . Ata e shitën kompaninë për 307 milionë dollarë në 1999 tek Compaq, kompani dikur dominuese e PC-ve. Vetëm atëherë ai fitoi 22 milionë dollarë dhe më pas shpenzoi 1 milionë dollarë për një supermakinë McLaren F1. Më pas ai filloi një startup bankar që u bashkua me një kompani tjetër dhe përfundimisht u bë PayPal, ku mori rolin e CEO. Mask bëri një pasuri të madhe prej 180 milionë dollarësh kur eBay bleu PayPal për 1.5 miliardë dollarë në 2002.

Ndërtimi i Tesla dhe SpaceX

Miliarderi themeloi SpaceX në 2002 me misionin për të “kolonizuar” Marsin. Në vitin 2003, ai lançoi Tesla-n me vizionin e prodhimit të makinave sportive elektrike. Të dy bizneset patën një fillim sfidues. Sipas një raporti të TIME, Mask pretendon se ai përfundoi duke investuar pothuajse të gjitha paratë nga shitja e PayPal në këto kompani. SpaceX përjetoi një numër lëshimesh të dështuara që gati e mbyllën kompaninë, ndërsa Tesla hasi në telashe kur inxhinierët e saj mësuan se prototipet e baterive të saj ishin të prirura për të marrë zjarr. Tesla pothuajse falimentoi gjatë Recesionit të Madh të 2008. Situata u përmirësua gradualisht pasi NASA investoi në SpaceX dhe në vitin 2012 Tesla lançoi Modelin e saj S, i cili u bë një makinë e “tregut masiv” në Shtetet e Bashkuara.

Punë të tjera

Kompania për hapje të tuneleve  The Boring Company dhe biznesi neuroteknologjik Neuralink Mask në 2016. E para mblodhi 675 milionë dollarë në prill 2022 me një vlerësim prej 5.7 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Mask bleu Twitter në tetor 2022 për 44 miliardë dollarë dhe zotëron rreth 74 për qind të kompanisë, e cila tani është riemërtuar si X.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.