Shitblerja e bonove të arkës dhe eskontimi i kambialeve vetanake

863

Njëra prej metodave e cila është më e aplikuar, poasçërisht në shtetet që vetëm se janë të zhvilluara, e që bëhet fjalë për shitblerjen e bonove të arkës.

Bonot e arkës janë letra me vlerë, personi që e blen atë pas një kohe të caktuar do të mer edhe interesin e saj.Bonot e arkës mund të leshohen në emër të personit, ndërsa shumën e bonit e cakton vetë regjistruesi i bonit të arkës.

Bonot e arkës zakonisht lëshohen zakonisht prej 3-12 muaj. Ato janë shumë të përshtatshme për mobilizimin e mjeteve  të lira të ndërmarjeve të cilat për një kohë atyre nuk ju nevojiten.

Bonot e arkës duhet ti përmbajnë këto elemente kryesore :

  • Shenjën se është bon i arkës
  • Emërtimin dhe selinë e lëshuesit të bonit të arkës
  • Emërtimin e personit që ka regjistruar bonin e arkës
  • Shumën e bonit të arkës
  • Afatin e skadimit të bonit të arkës dhe
  • Nënshkrimet e personave të autorizuar të bankës që kanë leshuar bonot e arkës

Eskontimi i kambialeve vetanake-  Është poashtu një nga mënyrat për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për afarizmin e bankës. Parakusht për zhvillimin e këtij operacioni është ekzistimi i tregut të zhvilluar monetar.

Një mënyrë e tillë e formimit të mjeteve të kreditimit është shumë delikate dhe varet nga boniteti i bankës .

 

Përmblodhi dhe përshtati ;

STUDENTET.MK

 

Comments are closed.