Shikimi i videove së bashku në Facebook
Shikimi i videove të ndryshme zakonisht është një aktivitet për një person. Ju shikoni një video dhe nëse ju pëlqen, e shpërndani atë në Facebook dhe shpresoni që dikush ta bëjë “Like” atë dhe do të konfirmojë besimin tuaj se ju keni një shije të jashtëzakonishme. Por, çka nëse askush nuk bën “Like” atë që ju e pëlqeni, dhe ju keni një dëshirë të papërmbajtshëm për të detyruar një grup miqsh në Facebook të shikojnë videon që ju e keni parë? Për hir të kësaj, Facebook lejoi shikimin e videove si një grup.
Watch Party funksionon duke lejuar anëtarët e një grupi të veçantë të ndajnë së bashku materiale të shumta të videove. Një ose më shumë hostë fillojnë dhe kontrollojnë transferimin dhe ftojnë miqtë për t’u bashkuar me përmbajtjen dhe komentin e përbashkët të videos.
Facebook shpjegon se kjo gjë mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për shikimin e videove edukative që grupi ka interes për të ose për çdo aktivitet në grup, madje edhe një përvojë e përbashkët mësimore. Mësuesit, për shembull, mund të bashkohen me një grup prej 20 nxënësish dhe të shikojnë një video të veçantë, ku gjatë pauzave mund të shpjegojnë në detaje të gjitha fushat problematike. Në këtë mënyrë, mësuesi merr një mundësi unike për sqarime të mëtejshme në situata ku qasja individuale nuk është e nevojshme, dhe nxënësit janë në shtëpi.
Për momentin, Watch Party nuk mund të përdoret jashtë grupeve, por Facebook beson se mund të ofrojë mundësi më fleksibile ku të gjithë miqtë dhe anëtarët e familjes mund të tërheqin më lehtë në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e përvojave të përbashkëta.
Të gjithë ata që menaxhojnë grupet do të shohin opsionin e Watch Party në shiritin e statusit. Çfarë duhet të bëni është që të zgjidhni opsionin, klikoni Add Video, gjeni ose bashkëngjitni përmbajtjen e dëshiruar, dhe pastaj zgjidhni Add to Queue. Sapo të jeni gati, klikoni Done, shkruani statusin tuaj dhe filloni të ftoni njerëzit. Pasi disa njerëz të bashkohen me ju, ju do të shihni fotot e tyre në pjesën e poshtme të ekranit.
Burimi: it.mk
Comments are closed.