Serveri dhe llojet e serverit! (Pjesa 2)

817
  1. FTP Server: Punon si një nga shërbimet më të vjetra të internetit, protokollin e file transferëve. Ai siguron transferim të sigurtë ndërmjet kompjuterave, duke siguruar sigurine dhe kontrollin e transferimit.
  2. Groupware Server: Është një software i dizajnuar që u mundëson përdoruesve të punojnë sëbashku, pa marrë parasysh vendndodhjen, përmes Internetit ose intranetit të korporatës kështu që u mundëson të funksionojnë së bashku në një atmosferë virtuale.
  3. IRC Server: Kjo është një mundësi ideale për ata që kërkojnë aftësi diskutimi në real-time (kohë reale). Internet Relay Chat (IRC) përfshin rrjete të ndryshme të serverave që u mundësojnë përdoruesve të lidhen me njëri-tjetrin në një rrjet IRC.
  4. List Server: Ky server siguron një mënyrë më të mirë për menaxhimin e listës së maileve. Serveri mund të jetë diskutim interaktiv i hapur për njerëzit ose një listë me një menyrë që ofron njoftime, gazeta ose reklama.
  5. Mail Server: Mail serveri ruan dhe transferon email-e mbi rrjetet e korporatave përmes LAN-ve, WAN-ve dhe në të gjithë Internetin.
  6. News Server: Ai shërben si burim i distriburimit dhe burim i shpërndarjes për shumë lajme publike, të arritshme për rrjetin e lajmeve USENET.
  7. Proxy Server: Ai vepron si një ndërmjetësues midis një programi të klientit dhe një server të jashtëm për të filtruar kërkesat, përmirson përformancat dhe ndan lidhjet.
  8. Telnet Server: Mundëson që përdoruesi të hyjë në një kompjuter dhe të kryejë detyra sikur të punojë me një kompjuter që nuk ka akces fizik në të (remote computer).
  9. Virtual Servers: Një server virtual është njësoj sikur një kompjuter fizik sepse është i angazhuar në kërkesa individuale të konsumatorëve, mund të fillojë individualisht dhe të mbajë privatësinë e një kompjuteri të veçantë. Parimisht, distanca ndërmjet serverëve të përbashkët dhe atyre të veçantë ose të dhënë lirinë klientëve të tjerë, me një kosto më të ulët. Tani, ajo është bërë e gjithëpranishme në qendrën e të dhënave.
  10. Web Server: Ofron përmbajte statike në një web browser duke ngarkuar një file nga një disk dhe duke transferuar atë në të gjithë rrjetin e përdoruesve të web browser-it. Ky shkëmbim është ndërmjetës nga web browser-i dhe serveri, të cilët komunikojnë nëpërmjet HTTP.

 

Përgatit dhe Përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.