Serveri dhe llojet e serverave! (Pjesa 1)
Një server ka shumë funksione dhe ato paraqiten në lloje të ndryshme për t’i lehtësuar përdorimet e lloj llojshme që kryhen në të. Le të kemi një pasqyrë të shkurtër mbi atë se çfarë është serveri para se të njhemi për llojet e ndryshme të serverëve.
Çka është serveri ?
Serveri është një pajisje me një grup të caktuar të programeve ose protokolle që mundësojnë kryerjen e shërbimeve të ndryshme, të cilat makinat ose klientët e tjerë e kërkojnë për të kryer detyra të caktuara. Së bashku, serveri dhe klientët e tij formojnë një rrjet klient / server, i cili siguron sistemet e drejtimit dhe qasjen e centralizuar në informacioneve, burimeve, të dhënave të ruajtura etj.
Në nivelin më të ulët, mund të konsiderohet si një zgjidhje teknologjike që u shërben file-ve, të dhënave, burimeve të printuara dhe kompjuterëve të shumtë.
Versionet e avancuara të serverit, si Windows Small Business Server 2003 R2 i mundësojnë përdoruesit të trajtojë llogaritë (account-at) dhe fjalëkalimet, të lejojë ose limitojë qasjen në burimet e përbashkëta, të mbështesë automatikisht të dhënat dhe qasje në informacionet e biznesit nga distanca.
Për shembull, një file server është një makinë që mban të dhënat dhe u lejon klientëve ose përdoruesve të ngarkojnë dhe shkarkojnë të dhëna nga ajo. Në mënyrë të ngjajshme, një web server pret faqet e internetit dhe u lejon përdoruesve qasje në këto faqe të internetit. Klientët kryesisht përdorin kompjutera, printera, fakse ose pajisje tjera që mund të lidhen me serverin.
Duke shfrytëzuar serverin, mund t’i shpërndani në mënyrë të sigurtë të dhënat dhe burimet tjera si faks makinat dhe printerët. Rrjedhimisht, me në rrjet të serverit (server network), punëtorët mund të kenë qasje në internet ose në e-mailin e kompanisë njëkohësisht.
Llojet e serverave:
Llojet e shumta të serverëve ose llojet e rrjeteve të serverëve janë siç vijon:
Server Platform: Është hardware ose software themelor për një sistem i cili vepron si një makinë që e drejton serverin. Shpesh përdoret sinonimisht me një sistem operativ.
- Application Server (Serveri i aplikacionit) : Gjithashtu i njohur si një lloj middleware ( urëlidhës ndërmjet sistemit operativ ose databazës dhe aplikacionit), zë një sasi të konsiderueshme të regjionit kompjuterik midis serverave të databazave dhe përdoruesit të fundit, dhe zakonisht përdoret për t’i lidhur këto të dyja.
- Audio/Video Server: Ofron mundësi multimediale për faqet e internetit duke i ndihmuar përdoruesit të transmetojë përmbajtje multimediale.
- Char Server: Shërben që shfrytëzuesit të shkëmbejnë të dhëna në një mjedis të ngjajshëm me Internet newsgroup, i cili siguron mundësi diskutimi në kohë rale (real-time).
4. Fax Server: Kjo është një prej opcionet më të mira për sa i përket organizatatve që kërkojnë burime minimale telefonike hyrëse dhe dalëse, por kërkojnë të faksojnë dokumetet aktuale.
Përgatiti dhe Përshtati :
WWW.STUDENTET.MK
Comments are closed.