Secili prej nesh është i veçantë në një aspekt

388

Një folës i njohur motivues filloi seminarin duke mbajtur 20 euro para një audience prej 200 personash që u mblodhën rreth tij për të dëgjuar atë që kishte për të thënë.

Ai pyeti: “Kush do t’a merrte këtë shumë të hollash prej 20 eurove?”
Ata të gjithë i ngritën duart …
Ai përsëri tha: “Unë do t’ia dhuroj këtë 20-tëshe ndokujt, por së pari do bëj si në vijim”.
Ai tundi paranë e tij dhe pyeti përsëri, “A ka dikush që ende e dëshiron këtë 20-tëshe?”
Përsëri të gjithë të pranishmit i ngritën duart …
“Po sikur t’a bëj këtë ?” Ai u kthye, duke hedhur paranë në dysheme dhe duke e shkelur atë.
Ai ngriti paranë, e tëra ishte e rrudhur dhe e ndotur.
“Tani kush e dëshiron atë?”

Përsëri të gjithë të pranishmit i ngritën duart …
“Miqët e mi, vetëm sa ua mësova diçka shumë të rëndësishëm. Pa marrë parasysh se çfarë bëra me paranë, ju përsëri e dëshironit atë, sado që e bëra të pistë, e rrudhosa, e kështu me radhë, ajo nuk humbi vlerën. 20 euro përskaj të gjitha këtyre gjërave ajo përsëri ka një vlerë prej 20 euro.
Shumë herë në jetën tonë ballafaqohemi me momente të vështira, kur mendojmë se gjithçka është e pashpresë, ndihemi të paaftë, marrim vendime të gabuara dhe shumë gjëra të tjera. Por, mbani mend këtë mësim, pavarësisht nga periudha e vështirë që keni shpenzuar ose do të shpenzoni … Kujtoni, nuk mund t’a humbni kurrë vlerën tuaj.
Secili prej nesh është i veçantë në një mënyrë – Mos harroni kurrë! ”

 

Përmblodhi dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.