Sa ngrihet niveli i deteve nëse shkrihen akullnajat?

641

Të gjithë dëgjojmë shumë gjëra rreth ngrohjes globale. Dhe sipas këtyre të dhënave temperatura e Tokës është ngritur me gjysmë grade. Kjo shifër ndoshta nuk mund të duket shumë alarmante por edhe një rritje kaq e vogël temperature ndikon mbi planetin tonë.

Të gjithë dëgjojmë shumë gjëra rreth ngrohjes globale. Dhe sipas këtyre të dhënave temperatura e Tokës është ngritur me gjysmë grade. Kjo shifër ndoshta nuk mund të duket shumë alarmante por edhe një rritje kaq e vogël temperature ndikon mbi planetin tonë.

Në një lajm të publikuar në adresën “HowStuffWorks” bëhet e situr se sipas Organizatës amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), niveli i detit është rritur me 15-20 cm gjatë 100 viteve të fundit, transmeton njoftimet Starti.

Temperaturat më të larta mund të bëhen shkak të shkrirjes së akullnajave por kjo nuk do të ndikojë në ngritjen e nivelit të oqeaneve. Akullnajat janë masa akulli të mëdha që notojnë. Për të notuar ato ndryshojnë vendin e ujit në masë të njëjtë me dendësinë e tyre. Edhe nëndetëset përdorin të njëjtin princip të ndryshimit të peshës për t’u zhytur apo për të dalë në sipërfaqe.

Akullnajat janë masa akulli të ngrira të shkëputura nga akullnaja më të mëdha të cilat më pas kalojnë në oqean. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë më shumë thyerje akulli dhe krijimi të më shumë  akullnajave të dobëta. Nëse numri i akullnajave të rëna në oqean shtohet, atëherë edhe niveli i tij mund të rritet pak.

Nëse temperaturat e larta ndikojnë tek akullnajat a rrezikohet Poli Verior   nga shkrirja e akullnajave dhe a rritet niveli i oqeaneve? Kjo mund të ndodhë por askush nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë.

Mesatarja e trashësisë së akujve të ndodhur në kontinentin e Antarktidës në Polin e Jugut është 2 133 metra. Nëse të gjithë akujt që ndodhen këtu do të shkriheshin, atëherë niveli i detit në të gjithë botën do të rritej me 61 metër. Por mesatarja e temperaturave në Antarktidë është -37 gradë. Prandaj nuk shihet ndonjë problem në lidhje me shkrirjen.

Ndërsa në polin tjetër të botës, akujt nuk janë aq të trashë sa në polin e Jugut. Akujt notojnë  mbi Oqeanin Arktik. Nëse akujt shkrihen niveli i detit nuk preket nga kjo shkrirje.

Nëse shkrihen akujt në Greonlandë, atëherë niveli i ujit do të rritet me 7 meter. Sepse Groenlanda është më afër Ekuatorit se Antarktida. Për këtë arsye temperaturat këtu janë më të larta dhe akujt mund të shkrihen më shpejt.

Bashkë me shkrirjen e akullnajave një problem tjetër qëndron në rritjen e nxehtësisë së ujit.

Në Panelin ndërkombëtar te Ndryshimeve Klimaterike të organizuar në vitin 1995 është prezantuar një raport në lidhje me ndryshimet e detit deri në vitin 2100. Sipas këtij raporti niveli i detit do të rritet me 50 cm në parashikimin më të ulët dhe me 95 cm në parashikimin më të lartë. Kjo rritje do të lindë nga zgjerimi termal i oqeaneve dhe shkrirja e akullnajave.  Edhe rritja me 50 cm nuk është një shifër për t’u nënvlerësuar veçanërisht për qytetet e shtrira buzë detit, sidomos për në raste stuhish.

 

 

 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.