Ruajtja e informacionit
-Procesori është pajisje e cila bën përpunimin e të dhënave dhe përcjelljen e informacioneve, por pothuajse nuk ka aspak hapësirë për ruajtje të informacionit. Kompjuteri për të funksionuar në mënyrë normale duhet që të ketë hapësirë për vendosje dhe majtje të programeve (instruksioneve të cilat drejtojnë punën e procesorit) dhe të të dhënave. Pra gjithsesi është e nevojshme edhe një pajisje shtesë elektronike që shërben për deponim të të dhënave.
-Hapësira në të cilën vendosen të dhënat, zakonisht quhet memoria (kujtesa) dhe ndahet në memorie parësore (primare) dhe memorie dytësore (sekondare). Memoria parësore (primare) është e ndërtuar në bazë të gjysmëpërçuesve (çipe të kujtesës). Edhe pse kapaciteti i tyre është i kufizuar, informacionet të cilat i përmbajnë mund të shfrytëzohen në një pjesë të miliontë të sekondës. Përveç kësaj kanë dimensione të vogla dhe për këtë shkak janë ideale për konstruktim në kompjuter.
Comments are closed.