Rreziqet që kanosen nga ngjyra artificiale (e kaltërt)!

290

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve të udhëhequr nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global zbuloi se drita blu rrit rrezikun e kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.

Shkencëtarët kanë studiuar të dhëna mjekësore nga më shumë se 4,000 njerëz në 11 rrethe në Spanjë, si dhe sasinë e dritës artificiale që u janë ekspozuar brenda dhe jashtë.

Rezultatet treguan se tek gratë që ishin ekspozuar ndaj sasive të mëdha të dritës blu nëpër qytete, rreziku i kancerit të gjirit ishte rritur një herë e gjysmë, ndërsa meshkujt kishin një shans 2.8 për qind të zhvillimit të kancerit të prostatës. Ata flinin në hapësira shumë të ndriçuara, në krahasim me burrat që flinin në errësirë dhe ku shanset për të pasur kancer ishin më të vogla.

Studimi kishte për qëllim dritën blu të emituar vetëm nga burime të jashtme, edhe pse mjekët paralajmërojnë se mekanizmi i transmetimit të dritës blu në telefonat celularë është i njëjtë. Megjithatë, ende nuk ka arsye për t’u shqetësuar për pajisjet elektrike, ose deri sa të bëhet një studim i ri mbi këtë temë, tha për CNN Alejandro Sánchez de Miguel, shkencëtari kryesor në hulumtim. Përndryshe, drita blu zvogëlon sasinë e melatoninës në tru dhe pengon ritmin biologjik.

Burimi

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.