Rrethina e veçantë

1,369

Rrethina e veçantë (e posaçme) apo siç quhet ndryshe rrethina afariste, përfshin sektorët që drejtpërdrejtë kanë ndikim në organizatë gjatë realizimit të aktiviteteve të saj. Rrethinën e veçantë të organizatës e përbëjnë: konsumatorët, konkurrentët, furnitorët, oferta e punëtorëve .

Konsumatorët janë njerëz të cilët blejnë mallra dhe shërbime në organizata. Konsumatorët, si shfrytëzues të autputeve të organizatës, janë shumë të rëndësishëm për organizatën, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në suksesin e organizatës. Kjo lidhje e organizatës me klientët imponon menaxhmentin e organizatës që të analizojë kërkesën efektive, numrin e klientëve dhe aftësinë blerëse të tyre, plotësimin e preferencave të tyre në mënyrë cilësore, për të hartuar strategji të drejtë të marketingut. Konkurrentët janë organizata të njëjta të industrisë së njëjtë apo lloje të bizneseve që furnizojnë me mallra apo me shërbime grupin e njëjtë të konsumatorëve.

Organizatat duhet t’i njohin konkurrentët e tyre aktualë dhe potencialë, me qëllim të krijimit të avantazhit konkurrues. Furnitorët janë individët apo organizatat që e furnizojnë me lëndë të parë, mallra apo me shërbime që i duhen organizatës për ta realizuar aktivitetin e vet afarist. Çdo organizatë, për të realizuar me sukses transformimin e inputeve në outpute, duhet të bashkëpunojë me furnitorët dhe kooperativitetin e shohin si një çelës të suksesit.

Oferta e fuqisë punëtore përbëhet nga ata njerëz që mund të punësohen në organizatë. Fuqia punëtore ka një rëndësi të madhe për organizatën. Fuqia punëtore transformon imputet në autpute dhe nga kjo fuqi varet edhe suksesi i organizatës. Prandaj, ajo duhet të planifikojë kërkesën për fuqinë punëtore, të angazhohet për rekrutimin, ndarjen, formimin, vlerësimin etj.

Rrethina e veçantë ndahet në rrethinë të qëndrueshme dhe të ndryshueshme, që si gjendje të ndryshme ndikojnë në strukturën e brendshme të ndërmarrjes dhe në llojin e menaxhmentit. Në përgjithësi, ndërmarrjet që veprojnë në rrethinë të ndryshueshme kanë strukturë të brendshme organizative që dallon nga ndërmarrjet që veprojnë në rrethinë të qëndrueshme. Në vazhdim do të japim elementet kryesore që e karakterizojnë rrethinën e qëndrueshme dhe rrethinën jo të qëndrueshme.

 Karakteristikat e rrethinës së qëndrueshme

a) Prodhimet dhe shërbimet nuk ndryshojnë shumë nga vitet e shkuara;

b) Mungesa e inovacioneve teknologjike;

c) Grupi i qëndrueshëm i konkurrentëve dhe i konsumatorëve, me disa konkurrentë të rinj;

d) Kushte të qëndrueshme ekonomike, politike dhe shoqërore;

e) Politikë qeveritare konzistente të ligjeve dhe tatimeve. Karakteristikat e rrethinës së ndryshueshme a) Prodhimet dhe shërbimet ndryshojnë vazhdimisht;;

b) Risitë teknologjike intensive e bëjnë të vjetërsuar teknologjinë ekzistuese; c) Aksionet e ndryshme të konkurrentëve dhe konsumatorëve;

d) Aksione dhe veprime qeveritare të paparashikueshme dhe të ndryshme;

e) Ndryshimi i shpejtë i vlerave të shumë individëve etj.

Organizata, që të ballafaqohet efektshëm me rrethinën e ndryshueshme, duhet të krijojë një sistem që do të identifikojë dhe do të orientojë këto ndikime. Ky sistem përfshin këto aktivitete: a) Identifikimi i rrethinës së organizatës dhe segmentet e rrethinës; b) Identifikimi i faktorëve të mundshëm në secilin segment të rrethinës; c) Verifikimi i indikatorëve të rrethinës që do të përfshihen në sistemin e planifikimit të ndërmarrjes; d) Përpilimi i diagramit të ndikimit për indikatorët kritikë të rrethinës; e) Krijimi i bazës së të dhënave për rrethinën; f) Krijimi i strukturës së radarëve për monitorimin e rrethinës dhe për interpretimin e sinjaleve të dobëta; g) Krijimi i skenarit të bazuar në grupe të supozimeve për rrethin

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

Comments are closed.