Rendi i gjymtyrëve në fjalinë dëftore

358

Vendi i gjymtyrëve të fjalisë përcaktohet nga faktorë të ndryshëm: kryesisht nga gjymtyrëzimi aktual,
nga arsyet stilistike dhe më rrallë nga funksioni i tyre sintaksor.

Vendi i kryefjalës dhe i kallëzuesit foljor

Rendi kryefjalë-kallëzues është rend i drejtë, neutral, kur kryefjala pērbën temën, pikënisjen e thënies, kurse kallëzuesi (vetë ose së bashku me gjymtyrët që varen prej tij) përbën remën. Kjo duket më qartë në
fjalitë dykryegjymtyrëshe të pazgjeruara. Midis kryefjalës dhe kallëzuesit bëhet një pauzë e shkurtër, kallëzuesi mban theksin e frazës:

Katiani buzëqeshi. I plagosuri çalonte. Shiu u rrallua. Majat e maleve zbardhin.

Rendi kryefjalë-kallëzues është rend emfatik kur kryefjala përbën remën dhe bart theksin logjik.

Çdo gjë nxin. Vetëm majat zbardhin.

Rendi kallëzues-kryefjalë është rendi i anasjelltë, por neutral kur fjalia nuk ka temë, pra të dyja kryegjymtyrët përbëjnë remën. Kjo ndodh sidomos kur kallëzuesi është shprehur me folje që shënojnë në mënyrë të përgjithshme të ndodhur, të shfaqur, të paraqitur etj, dhe është në trajtë joveprore ose jo kalimtare, si foljet dukem, shfaqem, dal, dëgjohem, ndihem, (më) kujtohet etj. Midis gjymtyrëve kryesore nuk bëhet pauzë, ato ndodhen në të njëjtën sintagmë:

Po lindte dielli. U duk një pllajë e punuar. Kishin filluar shirat e mëdha të vjeshtës. Po vinte lumi.

Ky rend është neutral, edhe kur kallëzuesi përbën temën e kryefjala remën:

Giyshja çohet me mundim e drejtohet nga kuzhina. Çohet edhe nëna.

Më rrallë, ky rendi i mësipërm mund të jetë edhe emfatik, kur kallëzuesi përbën remën e kryefjala temën, p. sh.: Do rregulluar kjo këngë.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.