Pse të rikualifikohesh?

93

Vendimi për t’u rikualifikuar zakonisht vjen në atë moment kur personi kupton se duhet të ndryshojë diçka dhe se nuk ka më kuptim të presë që të shfaqet diçka më e mirë.

Përpara vendimit për t’u rikualifikuar, do të ishte mirë të mendoni se çfarë dëshironi të jeni dhe të bëni në të vërtetë.

Në rast se jeni një nga ata që thjesht nuk janë të kënaqur me punën që bëjnë dhe ata që do të donin të mësonin diçka të re, vendimi është më i lehtë sepse e dini se çfarë dëshironi.

Problemi qëndron tek ai grup njerëzish që kanë marrë vendimpër tu rikualifikuar , sepse nuk gjejnë punë për një periudhë të gjatë kohore dhe duan të ndryshojnë profesionin e tyre.

Një numër ekspertësh kanë theksuar se ju duhet të mendoni për të gjitha vendimet tuaja për të parë drejtimet reale të mundshme dhe më pas të merrni vendimin.

Bëni disa kërkime në portalet e ndryshme të punësimit dhe kontrolloni se cilat punë janë aktualisht më të kërkuara në treg. Mundohuni të përputhni dëshirat tuaja me nevojat aktuale të tregut.

Përveç internetit, ju mund të merrni informacion edhe nga mjedisi juaj, nga njerëz që janë rikualifikuar para jush dhe nga mënyra se si njerëzit kërkojnë punë.

Përmblodhi dhe përshtati;

www.studentet.mk

Comments are closed.