PSE KRUHET LËKURA?!

3,877

Edhe pse disa prej shkaqeve janë të padëmshme, të tjerat mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe do të ishte më mirë nëse vëreni kruajtje apo njolla në trup, menjëherë vizitoni një mjek.
Kruarja e lëkurës është një ndjenjë e pakëndshme, irrituese që njeriu dëshiron ta bëj vazhdimisht, dhe që duket e thjeshtë – kur lëkura kërkon kruarje, kruajeni. Por kruajtja e lëkurës, mund të ketë shkaqe të ndryshme.

Lëkura e thatë

Lëkura është shpesh e thatë gjatë ditëve të ftohta, të dimrit, por ndodh edhe në temperatura të larta. Lëkura duhet të hidratohet më shpesh për të parandaluar kruajtjen. Ndjenja kryesisht ndodh tek këmbët, duart dhe stomaku, mund shumë lehtë të zhduket duke ndryshuar mënyrën e jetesës.

Pezmatim i lëkurës

Shkaqet kryesore të pezmatimit janë komponimet që shkaktojnë acarim dhe alergji. Pezmatimi konjunktiv shfaqet në kontakt me substanca, të tilla si pluhuri larës, sapuni, kozmetika dhe aromat sintetike. Mund të duket si një skuqje ose djegie, që është kryesisht e pranishme në duar. Kruajtja mund të jetë shumë e fortë, kështu që lëkura bëhet e kuqe dhe e përflakur, dhe nganjëherë mund të arrijë temperatura të larta. Në këtë rast, vizitoni një mjek.

Alergjia

Alergjia është gjithashtu një shkak i zakonshëm i kruajtjes së lëkurës. Ju mund të ndieni kruajtje në të gjitha pjesët e trupit, domethënë që në trup po ndodhë një reaksion alergjik. Alergjia e qimeve të maces është një reagim me kruarje të fytyrës, qafës dhe gjoksin e sipërm, ndërsa alergjia prej qenve ndodh gjatë ledhatimit të tyre, dhe madje edhe më e shpesht kur keni kontakt me pështymë e qenit. Skuqja mund të shfaqet kudo në trup. Intoleranca e ushqimeve të caktuara shkakton një reaksion të kruarjes, kryesisht në hundë, sinuset e përflakur, derisa të shkaktoj dhimbje. Të gjitha reaksionet alergjike shkaktojnë kruajtje, përveç atyre të qumështit, diellit dhe bimëve.

Psorijaza

Psorijaza është një çrregullim i lëkurës që shkakton zhvillimin e shpejtë të qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Lëkura pastaj bëhet e trashë, dhe simptomat janë kruarje, thatësi dhe pika të kuqe. Nuk ka trajtim të duhur për këtë sëmundje, por zbulimi i hershëm mund t’i lejojë pacientit që t’i nënshtrohet trajtimeve që ndalojnë rritjen e qelizave të lëkurës dhe sjellin lehtësim.

Barnat

Reagimi i disa ilaçeve, të tilla si antibiotikët, mund të rezultojë me një skuqje të lëkurës dhe një ndjenjë kruajtjeje pas një valëzimi më të madh në trup.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.