Pse introvertët janë  udhëheqës të mirë

153

Kur mendojmë për liderët, zakonisht kemi një imazh në kokën tonë të një personi karizmatik, komunikues, me vetëbesim, i cili pushton një dhomë sapo hyn në të. Por introvertët janë në fakt liderë të mëdhenj, siç dëshmohet nga rasti i miliarderit Bill Gates. Këto janë vetëm disa nga tiparet që i bëjnë introvertët liderë të mëdhenj.

Ata dëgjojnë më mirë , introvertët janë dëgjues më të mirë, ata nuk kanë nevojë të jenë në qendër të çdo bisede dhe nuk e kanë problem të presin që të gjithë të dalin me idetë e tyre për të shprehur mendimin e tyre.

Përgatitje e mirë , introvertët janë të ditur , ata nuk mbështeten në sharmin dhe aftësinë e tyre për të dalë nga situata të vështira, por përgatiten mirë për gjithçka. Ndërsa shumica e njerëzve qëndrojnë në sipërfaqe, ata arrijnë në thellësi të çështjes, dinë të bëjnë pyetjet e duhura, dëgjojnë përgjigjen dhe ndajnë thelbin nga detajet e parëndësishme.

Aftësia për t’u fokusuar , Një nga pikat e tyre më të forta është aftësia për të qëndruar të fokusuar, edhe në momentet kur të tjerët janë të hutuar.

Ata shkruajnë më shumë – Dhe së fundi, udhëheqësit introvertë shkruajnë më shumë – edhe pse jetojmë në një epokë të teknologjisë moderne, shkrimi i modës së vjetër është ende i rëndësishëm sepse çon në të menduarit e qartë dhe komunikim të mirë.

Përmblodhi dhe përshtati ;

www.studentet.mk

Comments are closed.