Pse derdhet qumështi kur zihet?

581

Qumështi është një substancë e përbërë kryesisht nga uji, sheqerëra, proteina dhe yndyrëa. Kur të zini qumështin, ndodh një gjë shumë interesante – prodhon shumë flluska dhe shkumë! Një tjetër gjë shumë interesante ndodh gjithashtu – një film i hollë prodhohet në majë të qumështit për shkak të koagulimit të proteinave të qumështit.
Ky film, si dhe fakti që qumështi ka shumë surfaktantë, është arsyeja e derdhjes së qumështit. Nuk është se qumështi zgjerohet (kjo ndodh, por shumë pak) – por, sasia e flluskave të prodhuara bën që një pjesë e qumështit të derdhet nga tigani. Është në të vërtetë shkuma që del nga shtrati, e jo qumështi!


Ky fenomen nuk është ekskluziv për qumështin. Nëse gatuani orizin në një tigan të mbyllur, gjithashtu do të keni pak rrjedhje për shkak të shkumës së prodhuar. Edhe në rafineritë e naftës mund të keni një ngjarje të tillë – të gjitha kolonat e distilimit janë të gatshëm të marrin në konsideratë rrjedhjen e shkumës madje ata marrin aditivë të veçantë kimikë për të parandaluar shkumëzimin.

Nëse ju doni të parandaloni derdhjen e gjërave, këtë mund ta bëni duke i shikuar ato nga afër apo të shtoni anti-shkumëzues në qumështin tuaj (5 pika Simeticone do të ishte idealja për parandalimin e këtij fenomeni) ose edhe të vendosni një lugë druri në krye të tiganit tuaj – kjo do të ndihmojë thyerejen tensionit të sipërfaqes së flluskave dhe parandalon shkumën nga tejmbushja.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.