Programim Në Web – Pjesa E Tretë

254
1.2 Struktura e dokumenteve HTML

Ndërprerje rreshti
Tag-u <BR> tregon një ndërprerje rreshti. Ai mund të përdoret si një shenjë fillestare dhe nuk kërkon një tag mbyllës. BR nuk do të ndryshojë parametrat e përcaktuara për paragrafin në të cilin ne jemi të vendosur në këtë kohë.
Ndarja e teksteve në blloqe
Elementi <DIV> përdoret për të ndarë tekstin në blloqe duke futur një rresht të vetëm midis blloqeve si BR, edhe pse ai mund të ketë cilësi të njëjta, si P, ne mund të përcaktojmë drejtimin e tekstit për secilin bllok DIV. Parametri ALIGN te DIV merr vlerat e mëposhtme:
LEFT
RIGHT
CENTRAL

Tekst i para-formatuar
Teksti i futur në mes të tag-eve <PRE> dhe </ PRE> do të shfaqet nga browser-i në përputhje me formatin me të cilin teksti është shkruar duke lënë të pa ndryshuar çdo ndërprerje rresht apo hapësirë. Në shembullin e mëposhtëm mund të shohim përdorimin e disa prej këtyre tag-eve:

<HTML>
<HEAD>
<TITLE>Rreth Shqipërisë </TITLE>
</HEAD>
<BODY>
<P ALIGN=LEFT>
Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Ajo është e pozicionuar në pjesën jug perëndimore të gadishullit
Ballkanit dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e
jug -lindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e deteve Adriatik dhe Jon. Shqipëria ndahet në
katër zona fiziko – gjeografike (Alpet e Shqipërisë, Krahina Malore Qëndrore, Krahina Malore Jugore dhe
Ultësira Perëndimore). </P>
<DIV ALIGN=RIGHT>
Klima e Shqipërisë është tipike mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër relativisht të butë dhe të
lagët. Në pjesët malore, në brendësi të vendit veçanërisht në veri, dimri është i ashpër dhe me
dëborë, ndërsa vera është e freskët me temperaturë të këndshme. </DIV>
<DIV ALIGN=CENTER>
Shqipëria është në përgjithësi vend malor. Malet dhe kodrat zënë 2/3 e sipërfaqes. Maja më e lartë e vendit
është Korabi 2.763 m, në rrethin e Dibrës në veri – lindje të vendit. Ultësirat të cilat zënë 1/3 e sipërfaqes shtrihen përgjatë bregdetit Adriatik si dhe në zonën e Korçës në jug – lindje të vendit. </DIV>
<PRE>
Lumenjtë kryesorë janë: Drini, Vjosa, Shkumbini, Semani, Mati, Buna. Prej tyre vetëm Buna, në rrjedhën e poshtme
është i lundrueshëm. Më shumë se një e treta e Shqipërisë është e mbuluar nga pyje. Një e treta është kullotë dhe vetëm rreth një e pesta është e kultivuar.
</PRE>
<CENTER>
<P>
Shqipëria ka një pozicion mjaft të përshtatshëm gjeografik për zhvillimin e industrisë turistike me një akses mjaft të volitshëm ndaj tregjeve kryesore evropiane, me një potencial klimaterik shumë të favorshëm, me një shtrirje të gjatë plazhesh ende të pastra, dhe me male të lartë dhe liqene të shumtë të mëdhenj e të vegjël..</P>
</CENTER>
</BODY>
</HTML>

Output

Comments are closed.