Programim në Web – Pjesa e parë

962

Web dizajni  është krijimi i faqeve Web dhe siteve duke përdorur HTML, CSS, JavaScript dhe gjuhë të tjera Web. Ai është si dizajni në përgjithësi: është kombinimi i vijave, formave, tekstit, dhe ngjyrave për të krijuar një pamje estetikisht të këndshëme.Web Dizajni është puna e krijimit të dizajnit për faqet Web.

HTML (Hypertext Markup Language) është një gjuhë shenjash të cilat na lejojnë të shfaqim një përmbajtje të pasur me elementë të ndryshme, tu referohemi burimeve të tjera (siç mund të jenë imazhet, etj.), si dhe të krijojmë lidhje me dokumente të tjera për procesim të mëtutjeshëm. HTML përdoret për të krijuar dokumente me strukturë HyperText. Një dokument HyperText përmban informacion që është i ndërlidhur me dokumente të tjera, duke na lejuar ne të kalojmë nga njëri dokument në tjetrin duke shfrytëzuar të njëjtin aplikacion që po përdornim për të parë dokumentin fillestar. HTML mund të përdoret gjithashtu për të krijuar dokumente multimediale,p.sh ato që përmbajnë informacion i cili nuk është thjesht tekst si : Imazhe, Tinguj, Video si dhe Nën programe (plug-ins).

Documentat HTML quhen “Web pages”. Shfletuesi merr faqet e Web nga Serveri Web që mund të ndodhet kudo në Internet. Për të shkruar HTML mund të përdoren editorët e tekstit si psh NotePad. HTML është aktualisht në versioni 4.01 dhe vazhdoj të ofroj veçori të avancuara për të krijuar faqe me përmbajtje edhe më të pasur. Është krijuar një specifikim i përputhshëm me HTML, XHTML (Extensible Hypertext Markup Language) e cila përdor sintaksën e XML dhe sjell një XML Schema qe mund te përdoret për te vlerësuar një dokument, për te kontrolluar nëse ai është i krijuar saktë etj.

HTML nuk është gjuha e vetme në dispozicion për krijimin e dokumenteve HyperText, ka gjuhë që vinë para dhe pas HTML (SGML, XML, etj), por HTML është bërë gjuha e rekomandimit W3C për krijimin e përmbajtjes për Internetin.

Comments are closed.