Programim Në Web – Pjesa E Katërt

426
1.3 Fontet

HTML përmban edhe tag-e për ndryshimin e atributeve te teksteve tona si fontin dhe ngjyrën.

Headers
Ekziston një element i quajtur <Hx> që në HTML mund ta përdorim për te përcaktuar pjesët e tekstit që duam ti konsiderojmë si headers (seksione,kapituj etj). Ky tag i cakton një madhësi më të madhe tekstit (në bazë të x, siç do ta shohim), e bën atë më të nxirë (bold) si dhe vendos fillimin e një paragrafi mbas këtij header-i. Madhësia e header mund të ndryshojnë nga 1në 6 dhe kemi 6 tag-e të mundshme: H1, H2, H3, H4, H5 dhe H6.

Font-et
Në HTML përdoret tag-u FONT për ti dhënë tekstit stile , ngjyra dhe efekte të ndryshme të cilat bëjnë që ai të duket më i këndshëm kur të afishohet në faqen tonë të web-it. Në HTML 4.01 ky tag nuk përdoret dhe funksioni i tij zëvendësohet duke përdorur CSS te cilën do ta studiojmë në vazhdim.

Font styles
HTML ofron një sërë tag-esh të cilat mund të përdoren për ti vendosur stile të ndryshme tekstit që ndodhet brenda këtyre tag-eve.
Disa prej tyre janë:
B (bold).
I (italics).
U (underlined).
STRIKE (strikethrough).
SUP (superscript).
SUB (subscript).
BLINK
TT (teletype).
BIG (big).
SMALL (small).
Në HTML, ne mund ti vendosim tekstit edhe disa stile njëkohësisht si mund të jetë bold dhe italic si më poshtë:

<B><I>Tekst me dy stile të ndryshme.</I></B>

Tekst me dy stile të ndryshme.

Më poshtë është paraqitur një shembull i cili ilustron përdorimin e stileve te sipërpërmendura.
<HEAD>
<TITLE> Titulli i dokumentit</TITLE>
</HEAD>
<BODY>
<h1>Header H1</h1>
<h2>Header H2</h2>
<h3>Header H3</h3>
<h4>Header H4</h4>
<h5>Header H5</h5>
<h6>Header H6</h6>
<b>Font size</b> <BR>
<font SIZE=1>1</font> <font SIZE=2>2</font>
<font SIZE=3>3</font> <font SIZE=4>4</font>
<font SIZE=5>5</font> <font SIZE=6>6</font>
<font SIZE=7>7</font> <font SIZE=6>6</font>
<font SIZE=5>5</font> <font SIZE=4>4</font>
<font SIZE=3>3</font> <font SIZE=2>2</font>
<font SIZE=1>1</font>
<P>
<B>Colours</b>
<font COLOR=#800000>C</font><font
COLOR=#000080>O</font>
<font COLOR=#000080>L</font><font
COLOR=#008000>O</font>
<font COLOR=#00FFFF>R</font><font
COLOR=#FF0000>E</font>
<font COLOR=#C0C0C0>S</font> . <font
COLOR=#800080>D</font>
<font COLOR=#008080>E</font> . <font
COLOR=#FF0000>L</font>
<font COLOR=#808080>E</font><font
COLOR=#FF00FF>T</font>
<font COLOR=#00FF00>R</font><font
COLOR=#808000>A</font>
<font COLOR=#FFFF00>S </font>
<P> <b>Bold</b> <br> <i>Italics</i> <br>
<u>Underlined</u><br
<strike>Strikethrough</strike> <br>
A<sup>Superscript</sup> <br>
B<sub>Subscript</sub><br>
<blidhëz>Blidhëzing</blidhëz> <br>
<tt>Typewriter(Teletype)</tt> <BR> <big>Big
text</big> <br> <small>Small text</small>
</BODY>
</HTML>

Vendosja e karaktereve të veçanta HTML përdor disa kode të veçanta për të mundësuar shtypjen e karaktereve të cilat nuk i shkruajmë dot nga tastiera. Tabela e mëposhtme paraqet kodet dhe simbolin që ato përfaqësojnë.

Comments are closed.