Profesori dhe shoferi

513

Një profesor i famshëm me vite mbante ligjërata në lëndën e tij edhe përtej kufijve kombëtarë. Si orator vlerësohej shumë dhe nga dëgjuesit e tij  dëgjoheshin gjithmonë plot lëvdata.

Një ditë, u ulë në veturën e tij për t’u vozitur nga shoferi në një kongres jashtëzakonisht të rëndësishëm. Udhëtimi ishte i gjatë dhe shkencëtari ndjeu se i kishte rënë gripi. Orë pas ore, vazhdoi dobësimi i gjendjes shëndetësore.
Në fund ai as nuk mund më të fliste si duhet me zërin e tij tashmë të trashë. Profesori ndjeu veten të pafuqishëm për të qëndruar më shumë se dy orë në katedër për të mbajtur ligjëratën.
Shoferi i tij shumë i mëshirshëm me të dhe i ofroi atij çdo ndihmë  të nevojshme.  Shkencëtari pasi u mendua, iu drejtua shoferit të vet:
“Me vitet të tëra më vozitni  në ligjëratat e mia. Gjithmonë rrinit ulur në sallë dhe keni dëgjuara tashmë qindra herë ato ligjërata.  A mund  të ligjëroni sot për mua ju lutem? Ju dini se çfarë them unë gjithmonë! E pastaj, ne jemi edhe disi të ngjashëm. Mund të ndryshojmë lehtë rrobat dhe rolet tona.”

Shoferi u pajtua me ngurrim. Para se t’ia niste, organizatori hapi një diskutim, që e tmerroi atë, por pyetjet e para ishin tipike klasike, të cilat shtroheshin gati gjithmonë. Shoferi diti përgjigjet dhe kapërceu me zotësi këtë fazë të frikshme.Ai vazhdoi tutje me ligjëratën të cilin dinte pothuajse përmendsh. Askush nuk arriti të vërej shkëmbimin e roleve. Kështu ai fitoi më shumë besim në vete dhe e bëri gjënë e tij shumë mirë, madje, iu dhuruan edhe duartrokitje të shpeshta.

Në fund një shkencëtar tjetër shtroi një pyetje të gjatë dhe të ndërlikuar, e cila ishte tërësisht e re për të. Shoferi mendoi për një çast dhe pastaj me siguri dhe besim të plotë tha:
“Kjo pyetje është një aspekt i rëndësishëm. Përgjigjja, megjithatë, është kaq e thjeshtë, sa me siguri mund t’ju jepet edhe nga shoferi im!”

Me një lëvizje të dorës tregoi në drejtimin e profesorit i dhe ai iu përgjigj pyetjes.

PS:

Një njeri mund të jetë orator, por mungesa e dijës, nuk bën atë kurrë të madh.  Oratoria pa dije të thellë, është vetëm dukje, por jo kompetencë. Role të shkëmbyera kemi shumë në shoqërinë shqiptare, ku shoferët apo edhe njerëzit me arsimim më inferior, përpiqen të luajnë suksesshëm role të mëdha, role për të cilat ata nuk janë të përgatitur. Ajo gjendje shkakton vdekje të paarsyeshme nëpër spitale, prodhon profesorë sharlatanë nëpër fakultet, si dhe politikanë të mjerë në skenën politike. Shoferi mund të mësojë një ligjëratë përmendsh, por dija nuk është një leksion i vetëm. Ajo është një pasion, një përkushtim jetësor dhe nuk fitohet me leximin e një libri apo dy a trive! Kjo është arsyeja pse te ne kur krijohen gjendje të vështira, humbim, sepse shoferët i kemi në krye dhe mbi krye!

Përmblodhi dhe përshtati 

STUDENTET.MK

Comments are closed.