Produktet që dëmtojnë dhëmbët

990

Pastrimi i dhëmbëve, pastrimi me pe, përdorimi i lëngjeve për rifreskimin e gojës dhe kontrollet e rregullta të dhëmbëve janë vitale për shëndetin e dhëmbëve, por gjithashtu duhet patur kujdes edhe për marrjen e ushqimit.
Edhe pse ne të gjithë e dimë se lëngjet e gazuara, sheqeri dhe çokollata janë të këqija për dhëmbët, ka ende disa produkte që gjithashtu dëmtojnë shëndetin e dhëmbëve.

Citruset

Është e qartë se frutat janë të mira për shëndetin tonë. Por a është e njëjta gjë për ujin e limonit, lëngun e freskët të portokallit? Portokallet dhe fruta të tjera citruse përmbajnë një nivel të lartë të acidit limonik që rrit rrezikun e dëmtimit të smaltit ose ndjeshmërisë së dhëmbëve.

Makaronat

Makaronat që përmbajnë salcë domatesh mund të jenë shumë të dëmshme për dhëmbët, paralajmërojnë mjekët, sepse ato përmbajnë një përqindje të lartë të acidit limonik dhe malik, si dhe një përqindje të caktuar të acidit oxalic. Mjekët gjithashtu vënë në dukje se një domate e ruajtur, e cila zakonisht përdoret për të bërë sos pastash, gjithashtu përmban shumë më shumë acide se domatet e zakonshme.

Kokoshkat

Nuk duhet të vendosim vëmendje vetëm tek përmbajtja e një ushqimi, por edhe tek forma. Dentistët pohojnë se ushqimi i ngurtë dhe i brishtë gjithashtu përbën një rrezik për dhëmbët, kryesisht për shkak të thyerjeve të mundshme. Një nga produktet më të njohura në mesin e këtyre ushqimeve janë kokoshkat, ku shpesh mbesin kokrra të patrajtuara të misrit, të cilat mund të shkaktojnë thyerjen e dhëmbëve.

Akulli

Në të njëjtën mënyrë, pasi misri mund të bëjë kaos në gojë, shumë akull në gojë mund të përbëjnë gjithashtu një rrezik për shëndetin e dhëmbëve. Kjo është arsyeja pse mjeku rekomandon që ju të mos e mbani akullin në gojën tuaj, as t’i lëni ato e as t’i kafshoni.

Ushqimi acidik

Dentistët thojnë se “shpesh është e vështirë për shumë njerëz që t’i rezistojnë ushqimeve acidike.” Por, në fakt, duhet të jemi të vetëdijshëm se ushqimi shumë acidik nuk është i shëndetshëm as për shëndetin e përgjithshëm.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.