PREJ DOBIVE TË TURPIT

754

Dobitë e turpit janë të shumta saqë nuk mund të numërohen e të përkufizohen. Ne do të mjaftohemi me përmendjen e hadithit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i cili thotë: “Turpi, i tëri është hair.”[1]

Me këtë rast, unë do t’i përmendë disa prej dobive të turpit:

1. Turpi është çelësi i çdo mbarësie

Turpi është çelësi i çdo mbarësie… Ai është i cili na nxitë në adhurim dhe respekt ndaj All-llahut si dhe në pasimin e të dërguarit të All-llahut, respektimin e prindërve, mbajtjen e lidhjeve farefisnore, nderimin e fqinjit, mbajtjen e fjalës, zbatimin e premtimit, nderimin e mysafirit, e gjëra të tjera të adhurimeve me të cilat afrohemi tek Zoti i qiejve e i Tokës.

2. Turpi është moral të cilin All-llahu i Madhërishëm e do

Në një hadith Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Vërtet All-llahu është i Turpshëm, Mbulues, e do turpin dhe mbulimin…”[2]

Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Bekre radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Eshexh ibën Asri më ka thënë: I dërguari i All-llahut më ka thënë: “Ti ke dy cilësi, të cilat All-llahu i Madhërishëm i do.” Thashë: Cilat janë ato të dy cilësi? I Dërguai i All-llahut tha: “Butësia dhe durimi.” Thashë: A motit i kam pasur këto cilësi apo tani vonë? Tha: Motit. Pastaj Eshexhi tha: Falënderimi i takon All-llahut që më ka dhënë dy cilësi që Ai i do.”[3]

3. Turpi është prej cilësive të All-llahut të Madhërishëm

Prej cilësive të All-llahut të Madhërishëm është edhe “El-Hajijj”, siç përmendet në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ku thotë: “All-llahu është i Turpshëm (Hajijj), Bujar; turpërohet kur robi i drejton duart drejt Tij, t’ia kthejë ato bosh.”[4]

Turpërimi i Zotit të Madhërishëm përpara robit të Tij

Jahja ibën Muadhi thotë: “Kush turpërohet nga All-llahu duke qenë në adhurim, All-llahu turpërohet (të mos ia falë mëkatin, shën. përkth.) prej tij kur ai bën mëkat.”

4. Turpi është një moral i përbashkët i të gjithë pejgamberëve

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ndër urtësitë e trashëguara nga pejgamberët e mëparshëm është edhe fjala: Nëse nuk turpërohesh, atëherë bëj ç’të duash.”[5]

Fjala “Ndër urtësitë e trashëguara nga pejgamberët e mëparshëm” jep të kuptohet se kjo fjalë është e transmetuar nga pejgamberët e hershëm.

5. Turpi e ndihmon robin të largohet nga mëkatet

6. Turpi e mbronë robin nga koritja në dynja e ahiret

Kjo, ngase turpi vendosë mburojë dhe pengesë mes robit dhe mes rrugëve që çojnë deri në mëkat.

7. Turpi bën që robi t’i kthehet All-llahut të Madhërishëm

Kjo, ngase robi i sheh dhe i ndien dhuntitë e All-llahut të cilat nuk ka mundësi të numërohen a përkufizohen, dhe kështu robi e shton adhurimin, respektin dhe falënderimin ndaj Tij… Ai këtë e bën si zbatim ndaj premtimit të All-llahut, e që ka të bëjë me fjalën e All-llahut: “A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër, pos së mirës!”[6]

8. Turpi ia mundëson njeriut autoritetin

Kjo, ngase ai nuk vepron diçka që e prishë burrërinë dhe autoritetin, si dhe nuk e nënçmon dikë që meriton respekt.

9. Turpi është zbukurimi më i mirë

Robi nuk ka mundësi të zbukurohet me ndonjë zbukurim më të mirë sesa turpi…

Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: I dërguari i All-llahut ka thënë: “Fuhshi (të folurit e keq) nuk ndodhë të jetë prezent në diçka e të mos e shëmtojë, ndërsa turpi nuk ndodhë të jetë prezent në diçka e të mos e zbukurojë.”[7]

10. Turpi është iman

Nga Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Turpi dhe besimi (imani) janë shokë (të pandarë). Kur humbë njëri, humbë edhe tjetri.”[8]

[1] Sahih, shënon Muslimi (37).
[2] Sahih, shënojnë Ebu Davudi (4012), Nesaiu (406) dhe Ahmedi (17507). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1756) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[3] Sahih, shënojnë Ebu Davudi (5225) dhe Ahmedi (17373). Shejh Albani në librin e tij Dhilalul-Xhenneh (190) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[4] Sahih, shënojnë Ebu Davudi (1488), Tirmidhiu (3556), Ibën Maxhe (3865) dhe Ahmedi (23202). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1757) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[5] Sahih, shënon Buhariu (5769).
[6] Kaptina Err-Rrahman, ajeti 60.
[7] Sahih, shënojnë Tirmidhiu (1974), Ibën Maxhe (4185) dhe Ahmedi (12278). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (5655) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[8] Sahih, shënojnë Buhariu në Edebul-Mufred (1313), Hakimi në Mustedrek (1/73), Bejhekiu në Shuabul-Iman (6/140). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1603) e ka klasifikuar si hadith sahih.

 

Përmbledhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

Comments are closed.