Pijet me sheqer përgjegjëse për 180,000 vdekje në vit

467

Një studim i ri i paraqitur në Konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës thotë se pijet të cilat përmbajnë sheqer janë përgjegjëse për 180,000 vdekje në vit që lidhen me mbipeshën.

Në këtë hulumtim, 35 vende u vlerësuan me atë që përqindja e lartë e vdekjes shkaktohej nga pirja e shumtë e pijeve me sheqer. Në radhë të parë është Meksika dhe Bangladeshi është i fundit në listë, SHBA-të janë në vendin e tretë. Organizata amerikane e pijeve thotë se nuk është një hulumtim i provuar, por një përpjekje tjetër për të shkaktuar ndjesi në media me mbështetje të dyshimta mjekësore.

Hulumtimet nga ana e tyre thonë se ata kontrolluan të dhënat për shumë vite me të dhëna specifike mbi zakonet e ushqyerjes nga pothuajse 60% të njerëzve në planet dhe së bashku me hulumtimet e mëparshme mjekësore arritën të izolonin shkaktimet si diabeti, kanceri, mbi pesha , dhe sëmundjet kardiake që shkaktohen nga pirja e shumë pijeve me sheqer, pijeve sportive dhe shumë pijeve tjera.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.