Pesë përfitime nga marketingu digjital që çdo biznes duhet ti dijë

966

Jetojmë në një botë digjitale ,strategjia më e mirë për kompanitë që të lidhen me klientët e tyre është përmes kanaleve digjitale ku konsumatorët kalojnë shumicën e kohës. Është e rëndësishme që shpejt të zbuloni përfitimet e marketingut përmes kanaleve digjitale dhe do të kuptoni se sa një strategji digjitale marketingu është e rëndësishme!

Krahasuar me marketingun tradicional, marketingu digjital fillimisht ju ofron metoda dhe kanale për të kuptuar sjelljen e konsumatorit në kohë reale. Kjo do të thotë që bizneset mund të vlerësojnë më mirë se si kalon fushata e tyre e marketingut dhe do të jetë në gjendje t’i përshtaten sjelljes së konsumatorit. Këtu janë përfitimet specifike të përdorimit të marketingut digjital.

 

1.       Rezultate të matshme

Një nga arsyet më të mëdha pse marketingu digjital ka arritur të tejkalojë atë tradicional është për shkak të faktit se ofron rezultate të matshme. Ju nuk mund të matni sa njerëz kanë parë bilbordin tuaj në ditë ose sa njerëz kanë lexuar fletushkën përpara se ta hedhin atë në shportë. Nga ana tjetër, kur përdorni marketingun digjital do të merrni rezultate solide dhe reale që do t’ju tregojnë saktësisht se sa njerëz klikuan në linkun e  caktuar dhe  në faqen tuaj elektronike. Kjo do t’ju mundësoj  të përqendroheni në segmentin ku vijnë shumica e klientëve potencialë.

2.       Fleksibiliteti

Konsumatorët sot janë të interesuar për përvoja të personalizuara që plotësojnë nevojat e tyre. Marketingu digjital vjen këtu  në fjalë sepse ju lejon të përfitoni nga interesat e një klienti duke i dërguar atij një mesazh unik. Ju mund të adaptoni  mesazhet në bazë të grupeve të konsumatorëve, dhe ky personalizim do të bëjë konsumatorin të ndjehet i  veçantë, pasi  merr efektin që mesazhi i është dërguar vetëm atij.

3.       Qasje në një audiencë më të madhe

Nëpërmjet marketingut digjital, mund të arrini një audiencë më të madhe dhe më globale në sajë të internetit që është i pranishëm në çdo vend. Nga ana tjetër, marketingu tradicional ju kufizon në një zonë të caktuar gjeografike.

4.       Disponueshmëri më e madhe

Një nga problemet më të mëdha të marketingut tradicional “offline” është se metodat e marketingut si reklamat televizive, billbordet dhe reklamat e radios janë në dispozicion vetëm për lojtarët më të mëdhenj, ndërkohë që bizneset e vogla shpesh nuk kanë mundësi të paguajnë këtë lloj reklame. Kjo nuk vlen për marketingun digjital, sepse nëpërmjet saj, çdo kompani ka mundësi për të arritur një numër të madh njerëzish pa marrë parasysh madhësinë.

5.        Rritja e numrit të bisedave
Ju duhen vetëm disa klikime për të marrë një klient në internet. Njerëzit nuk kanë nevojë të vizitojnë dyqanin tuaj ose të lidhen me ju për t’u bërë klientë. Tani ata mund të gjejnë të gjithë informacionin në lidhje me biznesin tuaj në internet dhe mund të bëhen klientët tuaj fjalë për fjalë derisa  jeni në shtëpi, sigurisht, nëse merrni taktikat e duhura përmes marketingut digjital.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

Comments are closed.