Përse prerja e gishtit me letër është kaq e dhimbshme?

679

Sa herë duke ndryshuar letrën në printer jeni prerë pa dashje në majë të gishtit me një fletë letre? Megjithëse plaga është shumë e vogël, pothuajse e padukshme, dhimbja akute dhe e padurueshme, nuk harrohet lehtë.

I gjithë “faji” i mbaresave nervore. Në gishta, veçanërisht në majë të gishtave, ka mbaresa nervore të panumërta që jo vetëm na lejojnë të perceptojmë në një mënyrë tejet të përcaktuar atë që na rrethon, përmes sensit të prekjes, por ato janë gjithashtu një sistem i rëndësishëm mbrojtës. Nëse gishtat tanë nuk do të ishin aq të ndjeshëm, për shembull, nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë se jemi pranë një burim nxehtësie që mund të na shkakton djegie ose nuk do të vërenim rreziqet që na kanosen siç është goditja, gërvishtje dhe çdo shtypje.

Receptorët dërgojnë sinjale në tru. Një prerje në gishta, megjithëse e vogël, përfshin shumë receptorë, më shumë sesa ata që stimulohen kur dikush plagos gjurin, këmbën ose krahun. Kur fleta e letrës gërvishtë lëkurën në atë zonë, mbaresat nervore të pranishme fillojnë të bombardojnë trurin me sinjale, duke e paralajmëruar atë për atë që ka ndodhur. Këto “mesazhe”, të dërguara për të sinjalizuar se lëkura ka humbur mbështjellësin e saj mbrojtës, janë përgjegjës për ndjesinë e dhimbshme që zgjat derisa trupi të ketë riparuar dëmin.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.