Përse duhet të konsumoni brokoli çdo 3 ditë?!

512

Nëse rregullisht hani brokoli, mund të zvogëloni shanset për të marrë disa nga sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe disa lloje të kancerit, tregoi një studim i ri.

Flavonoidët e gjetur në këtë “superfood” ndihmojnë trupin të luftojë sëmundjen, thonë shkencëtarët.

Me konsumimin e brokolit çdo tre ditë ju mund të forconi sistemin imunitar dhe të mposhtni inflamacionin.

Shkencëtarët besojnë se po rritin krijimin e perimeve të gjelbra të modifikuara gjenetikisht me doza më të larta fenoli.

– Fenolet kanë veti të shkëlqyera antioksiduese dhe ka dëshmi se ato janë çelësi për luftimin e inflamacionit në organizmat e gjitarëve, thonë gjenetistët.

Njerëzit, dieta e të cilëve përbëhet nga produkte të pasura me fenole, janë në rrezik më të ulët të sëmundjeve inflamatore.

Fenolet janë të pa shije dhe të qëndrueshme, që do të thotë se ata nuk i shkatërronë temperatura e lartë. Kur i marrim ato, trupi i përthith ato dhe i dërgon ato në pjesë të caktuara të trupit ose i përqendronë ato në mëlçi. Ata pastaj përhapen përmes qarkullimit të gjakut dhe reduktojnë inflamacionin me aktivitet antioksidues.

Vetëm organizmi njerëzor nuk prodhon fenole, që do të thotë që ato hyjnë në organizëm përmes dietës. Burimet më të mira janë perime të tilla si lakra, brokoli, lulelakër,…. Mjekët rekomandojnë të hahet çdo tre ditë.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.