Përemri (Pjesa E Dytë)

3,929

-Përemri pronor
Përemri pronor tregon se sendi i dhënë i përket një vete të caktuar.
•Çdo pronor ka dy palë trajta, në gjininë mashkullore dhe femërore dhenë numrin njëjës e shumës: shoku im– shoqja ime, libri yt – librat e tu.
•Zakonisht përemri pronor vendoset pas emrit që përcakton: shkolla jonë. Por, ndonjëherë ai vendoset edhe para emrit: im atë.
•Përemri pronor i vetës së parë tregon se sendi i përket folësit ose një grupi ku bën pjesë edhe folësi: libri im, libri ynë.

•Përemri pronor i vetës së dytë tregon se sendi i përket bashkëbiseduesit ose një grupi ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi: topi yt, topi juaj.
•Përemri pronor i vetës së tretë tregon se sendi i përket dikujt që nuk është i pranishëm në bisedë: makina e tij, makina e tyre. Për vetën e tretë përdoret dhe përemri pronor i vet, që tregon se sendi i përket kryefjalës së fjalisë: makina e vet.
•Përemri pronor ka forma të veçanta për të dyja gjinitë në tri vetat.

•Gjinia femërore e përemrave pronorë formohet:
– duke ruajtur trajtën e gjinisë mashkullore:
libri juaj – fletorja juaj;
– duke ndryshuar vetëm nyjën (pronorë të vetës III): i tij – e tij, i saj – e saj, i tyre – e tyre;
– duke i shtuar trajtës së gjinisë mashkullore mbaresat –e dhe –a: im – ime, e tu – e tua;
– me trajtë të ndryshme nga ajo e mashkullores: yt – jote, ynë – jonë.
•Përemrat pronorë përdoren në njëjës dhe në shumës: libri im – librat e mi, libri ynë – librat tanë.

-Përemri pyetës
Përemrat pyetës shërbejnë për të pyetur për qenie.
•Ata janë: kush?, cili?, cila?, i sati?, çfarë? etj.

-Përemri lidhor
Përemra lidhorë janë përemrat me të cilët i referohemi një fjale a një fjalie të tërë. Ata zënë vendin e një grupi emëror ose të një përemri dhe shërbejnëpërtëlidhurdypjesëtënjë fjalie të përbërë:
Poshtë urës dukeshin varkat që notonin.
•Ata janë: që, i cili, e cila, të cilët etj.

-Përemri i pacaktuar
•Përemri i pacaktuar tregon njerëz ose sendenëmënyrëtëpacaktuar.
•Ata janë: dikush, ndokush, askush, të gjithë, gjtihsecili, kushdo, njëri etj.

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.