Përcaktori kallëzuesor i shprehur me emër

836

Emri si përcaktor kallëzuesor lidhet me një rreth të kufizuar foljesh me kuptim të caktuar leksikor. Përgjithësisht ato janë:

  • a) folje me kuptimin e shfaqjes. të zbulimit të një karakteristike, të kalimit nga një gjendje në një tjetër ose, e kundërta, të ruajtjes së një gjendjeje të mëparshme si: bëj, bëhem dukem, tregoj, tregohem heq (veten) hiqem pandeh. pandehem, pajtoj, pajtohem, mbes mbetem, gjej, u gjeta, gjendem rri, qëndroj,
  • b) folje me kuptimin e caktimit dhe të vlerësimit, si: emëroj, emërohem, gradoj, gradohem, ngarkoj, ngarkohem; propozoj, propozohem. quaj, quhem; (i) thërres, shpall, shpallem, zgjedh, zgjidhëm, vlerësoj, vlerësohem, konsideroj, konsiderohem, _mbaj, mbahem.
  • c) folje që tregojnë lëvizje: kthej, kthehem, dal, iki, shkoj, vij, rrjedh. zbres etj.
  • ç) folje që tregojnë veprimtari: lë, shoh. ndiej, kërkoj, fut, futem, zë, zihem, shkruaj, shkruhem, vesh, vishem etj.

Përcaktori kallëzuesor i shprehur me emër është zakonisht në emërore e në kallëzore pa parafjalë, po mund të jetë edhe në gjinore, edhe në kallëzore a në rrjedhore me parafjalë. Kur është i shprehur me emër në rasën emërore, ai gjendet pranë foljesh të diatezës pësore, vetvetore, si edhe pranë foljesh jokalimtare dhe i referohet kryefjalës. Pranë foljeve them e thërres të përdorura si folje jokalimtare me kuptimin e emërtimit, emri në rasën emërore i referohet kundrinës së zhdrejtë.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.