Pastruesja kineze e cila u bë milionere

376

Ditë pas dite, gjashtë ditë në javë, 53 vjeçarja Yu Youzhen zgjohet herët në mëngjes, vesh kostumet ngjyrë portokalli mbi rrobat e saj dhe shkon për të mbledhur dhe pastruar mbeturinat në rrugët e Wuchang në Kinë. Për 14 vitet e fundit ajo ishte besnike në kryerjen e punës së saj, nuk vonohej asnjëherë dhe i lejoi vetes vetëm tre ditë pushim. E gjithë kjo – ndërsa pasuria e saj personale vlerësohet të jetë rreth $1.5 milionë.

Ngaqë kjo grua e zellshme nuk frikësohej nga puna e palodhshme: deri sa ajo e mori punën si një pastrues e rrugëve, ajo arriti të jetë ndër të tjera edhe një kuzhiniere, një shofere kamioni dhe një fermere. Pesë vjet më parë ajo mori një shumë të madhe parash nga qeveria kineze në këmbim të një pjese të pronës e trashëguar nga familja e saj në fshatin e vogël pranë qytetit Wuchang. Qeveria e cila kërkoi të kryejë zhvillime në atë zonë, pagoi një shumë të madhe për pronarët e tokave – Yu Youzhen investoi paratë me mençuri dhe aktualisht zotëron 17 apartamente në vlerë të përgjithshme prej $1.6 milion.

Edhe pse ajo mund ta përballojë jeten duke dalë në pension herët dhe të gëzojë një jetë të rehatshme, Youzhen as nuk ëndërron të heqë dorë nga puna e saj, e cila merr një rrogë prej rreth 255 dollarë.

Sipas Telegraph-it britanik, Youzhen beson se puna e përditshme nuk është vetëm për të holla, puna ju mban të përqendruar, ndërsa duke qenë i dobët mund t’ju bëjë të zhvilloni zakone të këqija. “Dua të jap një shembull të mirë për djalin dhe vajzën time, prandaj nuk planifikoj të lë punën time, kështu që unë mund të shtrihem gjithë ditën dhe t’i ‘ha’ paratë e mia të kursyera”

 

Përktheu dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.