Pajisjet mekanike që i paraprinë zbulimit të kompjuterit

714

Mekanizmi i parë digjital – abakusi, është zbuluar që në vitin 3000 para epokës sonë, ose edhe më herët. Edhe në ditët e sotme përdoret me sukses në shitoret tregtare të Kinës, Japonisë, Rusisë etj. Ky është një mekanizëm me sfera, për nga pamja i ngjashëm me numëratorin e zakonshëm. Abakusi shërben për kryerjen e katër operacioneve elementare llogaritëse: mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Përbëhet nga 11 shtiza të metalta në të cilat janë të vendosura nga shtatë sfera. Nëpër këto shtiza metalike kalon një shtyllë e drurit e cila i ndanë pesë sferat e poshtme nga dy sfera të sipërme Shtizat metalike, në të vërtetë janë njëmbëdhjetë vende dhjetore. Pesë sfera në pjesën e poshtme të shtizës kanë vlerën 1, kurse dy sferat e epërme kanë vlerën 5. Sferat që mbesin në pozitën e poshtme nuk kanë vlerë (zero). Numri i sferave në pozitën e epërme pra paraqet vlerën e saktë.

Abakusi

 

Pas kësaj, deri më 1630 nuk ka pasur ndonjë zbulim të rëndësishëm. Në këtë vit shkencëtari gjerman Vilhelm Shikard (Wilhelm Schickard) dha projektet për makinën me ndihmën e së cilës mundeshin të realizohen llogaritjet elementare matematikore, por nuk ka dëshmi se kjo makinë atëherë është realizuar, deri më 1960.

Makina e parë për llogaritje e realizuar në v.1960, sipas projekteve të Wilhelm Schickard-it (1592-1635) të punuara më 1630.

Në vitin 1642 në Francë, Blez Paskali (Blaise Pascal 1623-1662) në moshën 19 vjeçare, për ti ndihmuar babait, të cilin e kishte tregtar dhe i cili kishte kokëçarje në llogaritje të sipërfaqes së tekstilit për shitje, zbuloi makinën digjitale e cila kishte mundësi të kryente mbledhje dhe zbritje të numrave, të cilën e pagëzoi me emrin Paskalina. Bartja prej një vendi dhjetor në tjetrin në këtë makinë është bërë në mënyrë automatike, kurse shifrat janë shënuar me rrotullimin e 8 numëruesve.

Paskalina e Blez Paskalit

Në vitin 1804, pra 132 vjetë më vonë, Zhakar (Jacquard) përdori i pari kartelet e perforuara në teknologjinë e tekstilit. Në bazë të vrimave të perforuara në kartele, makina zgjedhte ngjyrat të cilat duhej përdorur në vendet e caktuara gjatë prodhimit të pëlhurës. Nëse kartelet lidheshin në shirit të pafundëm, makina fitonte mundësin që të prodhojë ndonjë ornament (vizatim) i cili përsëritet.

Më 1835, Çarls Bebixh (Charles Babbage), matematicient nga Kembrixhi, projektoi makinën e re, e cila edhe pse kur nuk u përfundua, merret se është paraardhëse e kompjuterit bashkëkohor. Ky projekt kishte pajisjet për hyrje dhe dalje në të cilat janë përdorë kartelet e perforuara. Përpos kësaj, Bebixh parashikoi edhe vendin për vendosjen e shënimeve – kujtesën (memorien), si dhe procesorin. Me makinë dhe me kujtesë udhëheqnin kartelet në të cilat ishin të vendosura instruksionet të koduara në mënyrë numerike dhe të ruajtura ashtu që të funksionojnë në momentin kur i nevojiten për punë procesorit. Pra kjo makinë i kishte të gjitha pjesët e kompjuterëve bashkëkohor: kujtesën, njësinë kontrolluese, njësinë aritmetiko-logjike, njësinë hyrëse dhe atë dalëse. Kujtesa kishte kapacitetin për ruajtjen e 50000 shifrave.

Makina e Bebixhit

Hapa të mëdhenj në zhvillimin e kompjuterëve ka bërë edhe shkencëtari Holerit (Hollerith) i cili konstruktoi makinën me kartela të perforuara dhe me impulse elektrike, me anën e së cilës u bë regjistrimi i popullësisë në Amerikë, më 1891.

Burimi:Libri Bazat e Informatikës

Comments are closed.