Njohuri të përgjithshme për fjalinë

445

l. Fjalia dhe gjykimi. Çështja e thelbit të fjalisë mund të zgjidhet vetëm duke u nisur nga karakteri dialektik i lidhjes së gjuhës me mendimin.

-Struktura e fjalisë ka lidhje të ngushtë dialektike me strukturën e gjykimit, ajo ka pika takimi, por ka edhe ndryshime.

-Ndërsa gjykimi ka vetëm subjektin dhe predikatin, fjalia, si njësi e gjuhës, mund të ketë si gjymtyrë kryesore (kryefjalë dhe kallëzues), kryegiymtyrë, ashtu edhe gjymtyrë të dyta. Fjalia mund t’i ketë të dyja gjymtyrët kryesore, kryefjalën dhe kallëzuesin, të jetë dykryegiymtyrëshe, por mund të ketë edhe vetëm një kryegjymtyrë, të jetë atëherë njëkryegjymtyrëshe. Veç kësaj, fjalia mund të jetë edhe e pazbërthyeshme gramatikisht në gjymtyrë, as në kryefjalë a kallëzues, e as në ndonjë gjymtyrë tjetër; këto janë fjalitë e pagjymtyrëzueshme:

Orët kalojnë. Fshati po zgjohej. Dimri pat qenë ifortë. Hapësira e kaltër e qiellit u trazua. Vjeshta e artë i mbushi plot këtë vit hambarët e kooperativës. S ’dalim dot. Qetësi. (Pofllojnë të zverdhen fletët). Çudi! Po gdhinte. Luaj vendit. Të mos humbasim asnjë minutë. Andej luftohej. (E njeh ti atë djalë?) Po. Ah! – tha Prela.

-Ndërmjet logjikës dhe gramatikës ka lidhje të ngushta dialektike: ato kanë edhe tipare të njëjta dhe tipare të ndryshme. Gjykimi shprehet gjithmonë me fjali, por gjykimi dhe fjalia nuk janë identike; gjykimi është bazë e llojeve tipike të fjalisë, por mbetet gjithmonë formë e të menduarit, kurse fjali, edhe duke qenë bazë gjykimi, mbetet gjithmonë formë e gjuhës. Jashtë fjalisë nuk ka gjykim: në gjykim pohojmë ose mohojmë diçka, por këtë e shprehim me fjali.

-Por ndërsa logjika nuk gjen formë gjykimi te fjalitë që shprehin ndjenjë, vullnet, ose te pyetja, sintaksa po, ajo dallon fjalitë nxitëse, pyetëse etj.

 

Burimi: “Gramatika e gjuhës shqipe 2”

Comments are closed.