Ndoshta jeni  udhëheqës, por nuk jeni të vetëdijshëm për këtë?

168

Këtu janë disa shenja që mund t’ju tregojnë se keni lindur për të qenë një shembull i mirë për të tjerët:

Jeni mendjehapur dhe kërkoni mendime edhe nga njerëzit tjerë. Duke pasur parasysh faktin se të gjithë duan të thonë fjalën e tyre, atëherë ju jeni në rrugën e duhur për t’u bërë lider.

Ju ofroni këshilla sa herë që ju mundësohet. Nëse shpesh këshilloni kolegët dhe miqtë dhe nëse njerëzit kërkojnë dhe vlerësojnë këshillën tuaj, atëherë ajo që thoni ndikon në vendimet dhe disponimin e tyre të mëtejshëm. Nuk ka udhëheqje më të madhe sesa të ndihmosh për të dhënë fryte.

Njerëzit mbështeten tek ju dhe kjo do të thotë se ju besojnë. Nëse nuk i zhgënjeni pritjet e tyre dhe tregoni vazhdimisht besim dhe qëndrueshmëri, nuk ka dyshim se zotëroni një frymë lidershipi.

Ju dëgjoni me kujdes. Aftësia juaj për të dëgjuar të tjerët dhe për t’i bërë njerëzit të flasin sinqerisht me ju, pa u shqetësuar se të dhënat e tyre do të përdoren në mënyrë të keqe, ju bën një lider .

Njerëzit ndjekin shembullin tuaj. Forma më e fuqishme e udhëheqjes nuk është bindja, forca apo argumenti, por një shembull i mirë që të tjerët do ta ndjekin. Si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija, njerëzit shohin se kush është efikas dhe kush punon m shumë dhe është i fokusuar. Nëse jeni një person i tillë është e natyrshme të keni ndjekës.

Ju keni një qëndrim pozitiv. Optimistët i bëjnë të lumtur të njerëzit rreth tyre. Kjo nuk do të thotë që sytë tuaj janë të mbyllur ndaj problemeve, por që t’i qaseni në një mënyrë pak më ndryshe, të shihni të mirat në çdo situatë të keqe dhe të pranoni faktin se kurdoherë gjërat do të rregullohen. Nëse rrezatoni energji pozitive, ju reflektoni edhe  me aftësi udhëheqëse.

Ju respektoni të gjithë. Njohuria mund t’ju japë fuqi, por shfaqja e respektit ndaj të tjerëve do t’ju japë fuqi në këmbim. Udhëheqësit e vërtetë i vlerësojnë të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.