Ndikimi i emocioneve mbi shëndetin mendor

872

Emocionet së bashku me motivet marrin një vend kryesor në jetën psikike të njeriut. Ndonjëherë këto shumë ndihmojnë, për shembull, në mësim, në perceptim, në sport, në komunikim ndërmjet njerëzve… Ndonjëherë emocionet e forta ndihmojnë, për shembull, trema para provimit, e zvogëlojnë objektivitetin e perceptimit etj. Emocionet e forta e zvogëlojnë ndjeshmërinë e dhimbjes, respektivisht kanë veprim analgjetik. Sëmundjet trupore janë thellë të lidhura me ndryshimet në jetën emocionale dhe anasjelltas përjetimet e forta emocionale shkaktojnë ndryshime në planin trupor. Në këtë kuptim, do të tregojmë disa dukuri patologjike.

AFEKTI PATOLOGJIK – është reaksion i skajshëm patologjik e motiv me ç’rast i sëmuri ka percepcion të errët, është i dezorientuar dhe i ka karakteristikat si vijon:

– jo proporcionalitet ndërmjet shkakut dhe reaksionit;

– ngushtim i vetëdijes;

– shqetësim psikomotorik (që zhvillohet në sjellje brutale);

– fillim dhe fund të papritur;

– amnezi gjatë kohës së gjendjes afektive.

Në këtë gjendje i sëmuri mund të bëjë veprime më të ndryshme kriminale (lëndime, vrasje) që janë lëndë të shqyrtimit mjekësor-gjyqësor. Tipike për këta të sëmurë është veprimi i pamenduar, pothuajse pa kurrfarë shkaku, i sëmuri është i tërbuar, rrah, bërtet, godet, shikimin e ka të mjegullt dhe nuk e njeh rrethinën (ngushtimi i vetëdijes). Nëse kryen vrasje, atëherë kjo është mizori.

Qasja fizike në personin që është në afekt patologjik duhet të jetë e kujdesshme, sepse çdonjëri që është në afërsi të këtij personi mund të gjendet në goditjen e agresivitetit të skajshëm. Afekti patologjik është çrregullim shpirtëror transitor që shpeshherë haset tek të sëmurët nga epilepsia, histeria, tek të sëmurët me intoksokacione ekzogjene (alkooli, droga, helmet).

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.