Mos e lejo një gjë të tillë

368

Kur njeriu bëhet si monedha me dy fytyra dhe jetën e tij e kalon duke ecur nëpër xhepat e njerëzve dhe kur një person me ty më herët ishte i butë papritmas e ndryshon sjelljen, mos u mërzit shumë. Gjithmonë në raste të tilla rikujtoje se edhe ëmbëlsirat më të mira kanë afat skadimi.

Kur të tjerët të kuptojnë në mënyrë të gabuar, mos e lodh veten të arsyetohesh dhe ta shfajësosh veten, por thjesht kënaqu me jetën, ai që të njeh mirë nuk gabon në të kuptuarit tënd.

Kur tjetri i jep përparësi dikujt tjetër e jo ty, mos u zemëro dhe mos e merr shumë afër zemrës, se rëndë është ta bindësh çdo kënd.

Ki kujdes që kohën tënde t’ia japësh tjetrit, e kjo të bjerë sebep që të gjithë që ishin pas teje të dalin para teje.

Të keqit nuk i mjafton shkatërrimi yt i menjëhershëm, por ai e kënaq dhe e plotëson veten me thyerjen tënde të vazhdueshme.
Mos e lejo një gjë të tillë.


Përgatiti dhe përshtati:

studentet.mk

Comments are closed.