Morfologjia (Pjesa e parë)
•Morfologjia është pjesa e gramatikës që studion format e ndryshme të fjalëve, kuptimin e këtyre formave, klasifikimin e fjalëve në pjesë ligjërate, si dhe formimin e fjalëve.
•Pjesët e ligjëratës janë:
Emri; Numërori;
Mbiemri; Lidhëza;
Përemri; Pjesëza;
Folja; Parafjala;
Ndajfolja; Pasthirrma.
•Disa prej tyre janë të ndryshueshme, si: emri, mbiemri, përemri, folja, numërori, sepse e ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali; kurse të tjerat janë të pandryshueshme, si: ndajfolja, lidhëza, pjesëza, parafjala, pasthirrma, sepse nuk ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali.
-Emri
Kategoritë gramatikore të emrit
•Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton diçka.
•Kategoritë gramatikore të emrit janë:
•Gjinia;
•Trajta;
•Numri;
•Rasa;
•Lakimi;
-Gjinia dhe trajta
Emri ka tri gjini:
•Mashkullore;
•Femërore;
•Asnjëjëse.
Emri ka dy trajta në të cilat lakohet:
•Trajta e shquar (emri përdoret si kryefjalë në fjali);
•Trajta e pashquar (emrit i vëmë një (njëjës) përpara ose ca-disa (shumës) përpara.
Numri dhe rasa
Emri lakohet në numrin:
•Njëjës;
•Shumës.
Emri lakohet në rasat:
•Emërore;
•Gjinore;
•Dhanore;
•Kallëzore
•Rrjedhore.
[vazhdon…]
Comments are closed.